Title : | Të fshehtat e novacionit të Steve Jobs : krejtësisht ndryshe : parimet që hapin rrugën e suskseit | Other title : | The innovation secrets of Steve Jobs : insanely different : principles for breakthrough success | Material Type: | printed text | Authors: | Carmine Gallo, Author ; Ana Sheldia, Translator ; Dojna Nasi, Translator | Publisher: | Shkup : Ars Lamina | Publication Date: | 2013 | Pagination: | xiii; 241 p. | Layout: | ill. | Size: | 21 cm | ISBN (or other code): | 978-6-08-229406-3 | General note: | Includes bibliographical references (p. 223-234)
Includes index (p. 235-241) | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : English (eng) | Descriptors: | Creative thinking Jobs, Steve, 1955-2011 Success in business Technological innovations
| Class number: | 658.4 | Abstract: | Në një letër të hapur drejtuar presidentit Barack Obama, editorialisti i New York Times, Thomas Friedman, e ka sfiduar Obamën për të krijuar më shumë Jobs - Steve Jobs. "Ne kemi nevojë që miliona fëmijë amerikanë, jo vetëm gjenitë, të provojnë sërish entuziazmin e novacionit dhe të sipërmarrjes." Nëse ju doni më shume vepra të mira, argumentoi Friedmani, vendi duhet të angazhohet më shumë për të nxitur nje mjedis ku risia të mbështetet dhe të lejohet të zhvillohet. Me pak fjalë, vendi ka nevojë për më shumë njerëz si Steve Jobsi, bashkëthemelues dhe administrator i përgjithshëm i Apple. Mbi të gjitha, falë sidomos iPhone revolucionar, një nga pajisjet më të reja të dekadës, Apple e tejkaloi Microsoftin në vitin 2010, duke u bërë kompania teknologjike më e vlerësuar në botë, Kjo është arritje mahnitëse për çdo kompani dhe veçanërisht për një që i ka pasur fillesat në një dhomë gjumi. Në fillim të dekadës se dytë të mijëvjeçarit të ri, Amerika përballet me një mori problemesh. Miliona njerëz janë pa punë apo kanë humbur shtëpitë e tyre, shpesh i kanë humbur të dyja. Një në gjashtë amerikanë jeton me ushqimet e ofruara nga programi i asistencës, shkolla publike ka shumë nevojë për një reformë thelbësore dhe në çdo cep të vendit bizneset përpiqen fort për te mos u mbyllur. "Të shënjuar nga 11 shtatori ne fillim dhe nga një kolaps fmanciar në fund, 10 vjetët e parë të këtij shekulli, me shumë gjasë, do të kujtohen si dhjetëvjeçari më dëshpërues dhe më zhgënjyes që amerikanët kanë përjetuar pas epokës së Luftes së Dytë Botërore"; duke e quajtur atë "Dhjetëvjeçari i Ferrit", Time vuri në dukje se gjëja më e mirë që mund të thuhej per këta dhjetë vjet, ishte që morën fund. Recesioni i Madh është përhapur në shumë pjesë të globit, duke infektuar vendet që janë tashmë në vështirësi për shkak të nivelit të ulët të ekonomisë, infrastrukturave të munguara, problemeve mjedisore dhe rrethanave të një varfërie të paimagjinueshme. Përparimi i vërtetë në dhjetëvjeçarin e ardhshëm do të kërkonte ide të reja, krijuese dhe novatore. Sipas bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gate, zgjidhja është që të vazhdojmë të krijojmë risi:
| Contents note: | Si do të vepronte Steve; Ndiqni zemrën tuaj; Mendoni për karrierën tuaj në një mënyrë tjetër; Lini një gjurmë në univers; Frymëzoni ithtarë; Mendoni për vizionin tuaj në një mënyrë tjetër; Vini në punë mendjen tuaj; Kërkoni përvoja të reja; Mendoni ndryshe nga sa arsyetoni; Shitni ëndrra, jo produkte; Shihni gjeniun në marrëzinë e tij; Mendoni ndryshe për klientelën tuaj; Thoni 1000 ‘’Jo’’; Thjeshtësia është kulmi i përsosurisë; Mendoni ndryshe për projektimin dhe dizajnin; Provoni përvoja tejet të jashtëzakonshme; Jemi këtu që tju ndihmojmë të rriteni; Mendoni ndryshe për përvojën e përcjell me markën tuaj; Bëhuni zot të komunikimit; Tregimtari më i jashtëzakonshëm i sipërmarrjes në botë; Mendoni ndryshe për historinë tuaj; Mos i lini të paaftët tju vënë poshtë; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=16122 |
|  |