Abstract: | „Fjalor terminologjik i matematikës "që tani më e ke në duar dhe ke për qëllim të njihesh me brendinë e tij, është një fjalor i matematikës në të cilin mund të gjesh termat, nocionet, konceptet, kuptiniet, përkufizimet, teoremat, aksiomat, sinibolet, parimet, jetëshkrimet, ngjarjet,...më të rëndësishme dhe më të domosdoshnie që na futin në sekretet e shkencës së quajtur matematikë. „Fjalor terminologjik i matematikës ", i rreshtuar në serinë e fjalorëve në gjuhën shqipe, është fjalori iparë i termave matematikore në gjuhën shqipe i këtij lloji. Edhe pse deri më tani nuk është arritur (përkundër disa përpjekjeve) të përvijohet terminologjia zyrtare e përcaktuar e matematikës në gjuhën shqipe, tendencat e para serioze në nivel kombëtar u shfaqën në periudhën e Rilindjes Kombëtare (hasen te veprat e Naini Frashërit), edhe pse fillet dhe elementet e para hasen para Mesjetës, qysh tek shkriniet e Gjon Gazullit. Por, gjuha e mirëfilltë matematike në gjuhën shqipe filloi të ngrihet në bazë më të shëndosha pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, e sidomos pas Luftës së Dytë Botërore. Mirëpo, derimë tani, nuk kemi ndonjë përpjekje institucionale në suaza gjithëkombëtare për të marrë iniciativënpër organizimin e konsultave e konterencave, e pse jo edhe të ndonjë kongresi, mbi unifikimin e terminologjisë shkencore në gjuhën shqipe. Të theksojmë se një orvatje të tillë, por në korniza joinstitucionale, ka bërë Klubi i matematikanëve dhe informatikanëve ,,Paskal" -Tetovë, në vitin 1995, në prag të mbajtjes së Olimpiadës (gjithëkombëtare) së matematikës të revistës për popullarizimin e matematikës dhe informatikës „ Plus ", organ i Klubit „Paskal". Por kjo, si duket, mbeti vetëm një dëshirë fisnike e parealizuar. |