
Edward Elgar Publishing UN iLibrary HeinOnline Directory of Open Access Books SAGE Journals ASTM Compass Arxiv
From this page you can:
Home |
Author details
Author Kaim Murtishi
Available item(s) by this author



Plagët e një Shekulli / Kaim Murtishi
Title : Plagët e një Shekulli : gurbeti në trevën e Strugës dhe Ohrit 1093-2003 Material Type: printed text Authors: Kaim Murtishi, Author Publisher: Tiranë : Skanderbeg books Publication Date: 2008 Pagination: 907 p. Layout: ill. Size: 28 cm ISBN (or other code): 978-99943-510-1-5 General note: Includes dictionary (p. 893-895) Languages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Descriptors: Emigration - Macedonia
Emigration and immigration
Exile
HomesicknessClass number: 929 Abstract: Kaim Murtishi në këtë botim ka përfshirë të gjithë fshatrat e rrethit të Strugës dhe Ohrit dhe motivi është "mortja". Ai tregon se i vështir ka qenë guximi që ka marr të shkruaj për mortjen, për mortjen e cila shëtit derë në derë, për mortjen e cila ka përfshir dhembjet dhe vajtimet në ç'do familje ku kanë ndodhur dhe vazhdojn të ndodhin. Por cilët janë "plagët e një shekulli" në Kalisht?! Autori shkruan për të gjithë ata që kanë humbur jetën larg vendlindjes në mënyra të ndryshme, kanë vdekur papritur, ose aksidentalisht duke shkuar apo duke u këthyer prej shtëpie në gurbet, me vetur, me anie me aeroplan etj, etj! Contents note: Strugë; Belicë e sipërme dhe e poshtme; Bixhovë; Bogovicë; Borovec; Dobovjan; Dollozhdë; Fërngovë; Fjerishtë; Jabllanicë; Kalishtë; Koroshisht; Ladorisht; Hoxhollarët që kanë shërbyer në xhaminë e Ladorishtit; Vakëfet e Ladorishtit; Teferic; Rasatnik; Kulla e Kosovës; Gurbeçinjtë që kanë udhëtuar në Amerikë para një shekulli; Livadhi; Llabunisht; Mislodezhdë; Oktis; Podgorcë; Pohum; Tateshi i sepërm dhe i poshtëm; Xhamia në Garfield – afër Patersonit N.J; Themelimi i xhamisë në Waterbury, CONN; Xhamia Shqiptare në Chicago; Veleshtë; Novosellë; Zagracan dhe Shum; Ohër; Gorencë; Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=15190 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status 2702-003550 929 Mur-Pla 2008 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 2702-003640 929 Mur-Pla 2008 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 2702-007020 929 Mur-Pla 2008 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available Shpirti dhe zëri i presidentit W.Wilson për Shqipërinë dhe Shqiptarët / Kaim Murtishi
Title : Shpirti dhe zëri i presidentit W.Wilson për Shqipërinë dhe Shqiptarët : tradita dhe mirënjohje shqiptare Material Type: printed text Authors: Kaim Murtishi, Author Publisher: Tiranë : Skanderbeg books Publication Date: 2019 Pagination: 813 p. Layout: ill. Size: 29 cm General note: Includes dictionary (p. 806-809) Languages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Descriptors: Biography
Presidents United States
Wilson, Woodrow (1856-1924)Class number: 973.91 Abstract: Të shkruash për këtë figurë është krenari dhe nder, sidomos për mua që për herë të dytë po bëj parathënien e librit të xha Kaimit, një libër që më ra fati mua ta kisha në dorëAty do gjeni z. Woodrow Wilsoni, i cili qe mbrojtësi i vendosur në Konferencën e Paqes në Paris (1919) dhe që nuk lejoi të copëtohej Shqipëria. E ndiej veten të lumtur që më ra fati të shkruaj këtë parathënie në librin që i kushtohet mikut të madh të popullit shqiptar, presidentit të nderuar W. Wilson. Jeta kulturore e shpirtërore e shqiptarëve është nga më të pasurat në botë. Ajo ka një traditë të gjatë që troket diku në lashtësi, në peshën e shekujve, të mijëvjeçarëve. Populli ynë, së bashku me gjeniun e vet e ka pasuruar dhe e ka ruajtur këtë jetë të pasur kulturore, me të gjitha veçoritë e saj. Ndonjëherë, mbase edhe jemi habitur kur ndonjë i huaj ka thënë se duhet të jemi krenarë për thesarin tonë kulturor, për jetën tonë në të kaluarën, duke shtuar se "nga ju ka ç'të mësohet, të gjurmohet, të studiohet". Një kompozitor gjerman, kur dëgjoi këngët polifonike shqiptare, pyeti me habi se cili ishte kompozitori që e kishte bërë këtë muzikë. Pastaj mësoi se ishte vetë populli, shpirti i madh artistik Ky shpirt ka krijuar, ka ngritur dhe ka mbajtur në jetë këtë popull. Janë të shumtë ata që kanë ndier kënaqësinë e prekjes së botës shpirtërore të shqiptarëveMe siguri edhe Kaim Murtishi e ka ndier më mirë kënaqësinë që kanë pasur Thimi Mitkoja e Kostandin Kristoforidhi, Qemal Haxhihasani dhe Anton Çeta, duke mbledhur nektarin e kulturës sonë popullore. Prej më shumë se gjysmë shekulli, Kaim Murtishi jeton me këtë botëShtëpia e tij është një koleksion institucional kulture, një muze plot me sende popullore. Ai është ladorishtar dhe i ka mbledhur këto sende si dëshmi të jetës dhe historisë së Ladorishtit e të ladorishtarëve. Me një pasion të madh Kaim Murtishi këto vitet e fundit punoi që këtë pasuri t'ua lërë edhe të tjerëve, duke i përmbledhur në një libër që është vepra e tij jetësore, por edhe një monument historiko-kulturor për Ladorishtin e ladorishtarët, për shqiptarët në përgjithësi. Duke shfletuar këtë libër të Kaim Murtishit, mësojmë se si kanë punuar dhe jetuar gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë, 1 shohim gjyshet në vegjë, pleqtë duke lëruar tokën. Gjen aty njerëz konkretë Axhi Cenkën se si i bie plot mall çiftelisë dhe tamburasë, radhiten luftëtarët e betejës së Petrinjës, Riza Ajro e Demir Lena me trima të tjerë, që luftuan kundër hordhive serbe, mëson se si Raim Lena e luan vallen e vdekjes nëpër dasma dhe se si kryeplaku i fshatit Seit Zylali e mbrojti fshatin nga djegia e pushtuesve serbë. Radhiten aty edhe plot ngjarje të tjera të vërteta. Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=22413 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status 2702-009187 973.91 Mur-zër 2019 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available Shqiptaria dhe drita e diturisë në viset ku del Drini / Kaim Murtishi
Title : Shqiptaria dhe drita e diturisë në viset ku del Drini Material Type: printed text Authors: Kaim Murtishi, Author Publisher: Tiranë : Skanderbeg books Publication Date: 2013 Pagination: 1440 p. Layout: ill. Size: 32 cm ISBN (or other code): 978-992-84241-3-6 General note: Includes bibliographical footnotes Languages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Descriptors: Influential persons in history - Biography
Personal names
Personal narrativesClass number: 929 Abstract: Një libër lind nga dashuria për temën dhe përmbajtjen që shpaloset në faqet e tij, nga përjetimet dhe përvoja jetësore e autorit. I tillë është edhe libri "Shqiptaria dhe Drita e Diturisë në viset ku delDrini" i autorit Kaim Murtishi arsimtarit veteran dhe veprimtarit të palodhur të jetës kulturore-artistike në vendlindjen e tij, Ladorisht, dhe në krejt komunën e Strugës e më gjerë. Në këtë libër ai ka shprehur me ndjenjë ato që ka parë e ka dëgjuar dhe ka përjetuar si pjesëmarrës i drejtpërdrejtë dhe si dëshmitar në ngjarjet e historisë së trazuar të brezit të vet. Kaim Murtishi si arsimtar është mësues i muzikës, por krahas kësaj edhe interpretues, organizues i shumë veprim-tarive kulturore-muzikore, mbledhës, studiues e popullarizues i suksesshëm i muzikës popullore shqiptare veçanërisht të trevës së tij. Kënga dhe muzika popullore burojnë nga shpirti i popullit dhe kush i njeh, i studion e i interpreton ato, depërton në thellësitë e zemrave të njerëzve, prek atë mekanizëm që krijon folklorin, pasurinë më të madhe të kulturës popullore të një kombi dhe shprehëse e drejtpërdrejtë e individualitetit kombëtar dhe e rrënjëve etnike të tij. Treva Strugë-Ohër ose Viset ku del Drini "duke nisur udhëtimin mes për mes në Shqipëri" (Lasgushi), ka një histori të pasur luftërash kundër pushtuesve e armiqve të gjuhës shqipe të kulturës shqiptare. Popullsia e kësaj treve ka marrë pjesë gjallërisht, me pushkë e me penë, në Lëvizjen Kombëtare të Rilindjes. Ibrahim Temo e Dervish Hima, veprimtarë të shquar të Lëvizjes Kombëtare kanë dalë nga kjo trevë, ashtu si dhe qindra luftëtarë të çetave patriotike, që e vijuan luftën edhe më pas për mbrojtjen e krahinës së Korçës kundër shovinistëve grekë. Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore kjo trevë njohu shtypjen dhe mjerimin e regjimit të mbretërisë së Karagjorgjeviqëve. Asnjë shkollë shqipe, asnjë libër shqip! Por nuk u shuejt, jo, Shqyptaria -siç ka shkruar i pavdekshmi Ndre Mjeda! Pas shpërbërjes së Mbretërisë Jugosllave më 1941 në këtë trevë u hapën për herë të parë shkollat shqipe. Mësuesit u dërguan nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë, - shumica kishin kryer shkollën Normale të Elbasanit, - dhe u pritën krahëhapur. Ata hodhën farën e diturisë në gjuhën shqipe dhe ringjallën ndjenjën e krenarisë për emrin Sh-qiptar. Një pjesë e tyre iu përgjigjën zërit të atdheut dhe dolën malit ku përsëri ushtonte kënga "... përmbi shkëmbinj e gurë lirinë të ngjallimë ...". Ladorishti, vendlindja e autorit, është një fshat i martirizuar nga egërsia e bishave naziste. Të tërbuar nga afrimi i disfatës së tyre të pashmangshme e përfimdimtare, në tërheqje e sipër më 28 tetor 1944 nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre dogjën Ladorishtin dhe vranë afro 100 burra, gra e femijë të pafajshëm. Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18833 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status 2702-007750 929 Mur-Shq 2013 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 2702-007764 929 Mur-Shq 2013 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available