Title : | Konspiracionet dhe mashtrimet më të famshme : misteret dhe intrigat më të mëdha të historisë | Other title : | 50 greatest conspiracies of all time : history’s biggest mysteries, coverups, and cabals | Material Type: | printed text | Authors: | Jonathan Vanckin, Author ; John Whalen, Author ; Valter File, Translator | Publisher: | Tiranë : Bota shqiptare | Publication Date: | [2010] | Series: | Të vërteta të fshehura | Pagination: | 495 p. | Size: | 21 cm | ISBN (or other code): | 978-99956-11-87-3 | Price: | 1250 lekë | General note: | Includes index | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : English (eng) | Descriptors: | Conspiracies History - Miscellanea
| Class number: | 909.82 | Abstract: | A është LSD-ja vepër djallëzore e CIA-s? LSD-ja si narkotik kishte për qëllim të fabrikonte vrasës të programuar, apo të shkatërronte revolucionin rinor? Cilat janë faktet, që tregojnë se vrasjet politike në SHBA janë kryer kryesisht nga vrasës të robotizuar, dhuratë e CIA-s për popullin amerikan?
•Sulmi kundër sektit “Dega e Davidit”, që pati çmimin e 86 jetëve, të ketë qenë një veprim kundër terrorizmit, apo thjesht një eksperiment i FBI-së, për të treguar se ajo ishte në gjendje të mposhtte edhe tipat më të rrezikshëm. Krejt historia nuk është gjë tjetër veçse një sajesë e policisë, në kundërshtim me të gjitha ligjet demokratike.
•A janë të mjaftueshme faktet që vërtetojnë, se qeveria amerikane ruan trupat e jashtëtokësorëve të aksidentuar? Përse CIA është e interesuar të ç’mitizojë prezencën e UFO-ve? Të paktën këtu, ka një sërë faktesh, që janë vërtetë shqetësuese, në lidhje me punën këmbëngulëse, për të fshehur të vërteta të padiskutueshme. Ka një version interesant, që UFO-t nuk kanë origjinë ndërplanetare, por janë krijim tokësor, fakt ky, i cili mbahet i fshehtë nga qeveria dhe ushtarakët.
•A ekziston një komplot i përbotshëm satanik, i cili veç formave të veta misterioze dhe praktikave satanike, kontrollon tregtinë e drogës, prostitucionin dhe vrasjet në seri? Sipas të gjitha gjasave kjo është një e vërtetë. Të paktën analiza e fakteve, zbërthimi i jetës së brendshme të këtyre kulteve, ta krijon këtë ide të frikshme.
•Kurora mbretërore britanike është në krye të një super komploti për ta sunduar botën me mjete jo konvencionale, si droga, muzika, kultet. Një nga këto armë të fuqishme janë edhe “Bitëllsat”, të cilët shkatërruan kulturën e vjetër me mbërritjen e tyre në SHBA. Mbretëresha Elisabeta II është sipas kësaj teorie kryekomplotistja, por ama ajo nuk vepron vetëm.
•Kush ishte pas vrasjes në tentativë të Papa Gjon Palit II? Paraardhësi i tij, Papa Gjon Pali I, vdiq nga një vdekje natyrale apo dikush ka dorë në eliminimin e tij?
•A kanë lidhje antarët e bandës famëkeqe të vrasësve hipi “Manson” në SHBA me shërbimet e Inteligjencës?
Këto pyetje janë ndër konspiracionet dhe komplotet e dyshuara që paraqiten dhe shqyrtohen në këtë libër të ri të quajtur, në një mënyrë mjaft të gjetur dhe të përshtatshme: “Konspiracionet dhe mashtrimet më të famshme”. | Contents note: | Udhëtimi i CIA-s në xhunglën e LSD-së; Vrisni Kastron; Përmirësimi i racës njerëzore; Agjencia për drejtimin gjatë gjendjeve të jashtëzakonshme; E fshehta e tmerrshme; Një luftë e vogël e mrekullueshme;Aventura e komandove nga Kijstouni; Mbretëresha e komploteve dhe policët; Mikrofilmi; Të fshehtat e sekretuara qiellore; Mashtrimi "Apollo; Disqet në sulm; Terapia e disqeve; Seks-perëndesha, që dinte më shumë se ç'duhet; Mbreti i bohemëve ështëgjallë; Kumbari; Njeriu që u ndodh tepër pranë; Njeriu, që shkatërronte retë; Hile zgjedhjesh; Nëna e të gjitha "gejf'-aferave; Libido-gejt; Surpriza tetoriste; Barkçarësi mbretëror; Reparti i vdekjes nga shkretëtira; "Përshëndetje nga bordellot”; Të përndriturit; Magjistarët; Anglofobia; Fëmijët e Krishtit; Dosja "Xherastoun; Puçi i pasuksesshëm kundër Shtëpisë së Bardhë; Konspiracioni i sheqerosur; Marrëzia e marihuanës; Rendi i ri botëror; Kjo dotë thotë luftë; Djemtë e humbur; Perandoria e së keqes kthen goditjen; Fluturimi 103 i "Pan Amerikan"; Vrasja masive në Xhounstaun; SIDA: murtaja e shekullit - vepër e Pentagonit; Kthimi i spiunit të Hitlerit; Ekipi sekret; Njihuni me bosin e ri; Kush e vrau Xhon Lenonin?; Të shtëna të rastësishme; Konspiracionet kundër Linkolnit; Dora e gjatë ose qëllimi i largët i ligjit?; Robert Kenedi duhet të vdesë; Xhon Kenedi : konspiracion i ngatërresave; Sajesa e gjurmës bullgare; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=14568 |
|  |