Title : | Tempulli i demokracisë | Material Type: | printed text | Authors: | Ylli Bufi, Author | Publisher: | Tiranë : Ombra GVG | Publication Date: | 2010 | Pagination: | 677 p. | Size: | 24 cm | ISBN (or other code): | 978-99956-386-8-9 | Price: | 2500 lekë | General note: | Includes bibliographical references (p. 676-677)
Includes bibliographical footnotes | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Descriptors: | Albanians political organization - Political parties Democracy - Albania Elections Parlamentarism - Politics
| Class number: | 321.7 | Abstract: | Tempulli i demokracisë është një nga figurat kuptimplote që përdoret shpesh për të karakterizuar parlamentin. Por cilin parla-ment, parlamentin "si është" apo parlamentin "si duhet të jetë"? Krahasimi ka lidhje me realitetin apo përfaqëson një objektiv që synohet të arrihet? Demokracia është njëherësh një ideal dhe një tërësi institucionesh, prandaj "tempulli" i referohet institucionit të parlamentit, si institucioni qëndror i çdo sistemi demokratik. Përtej realitetit konkret, krahasimi të shtyn për një reflektim më të thellë mbi marrëdhëniet e ndërsjellta midis parlamentit dhe demokracisë, mbi vlerat që duhet të mishërojë parlamenti demo-kratik. Sot është më e lehtë t'i përgjigjesh pyetjes se "Ç'kuptohet me parlament demokratik". Vështirësia është se si parlamenti mund të realizojë në praktikë vlerat demokratike. Besoj se sfida e parlamentarëve të sotëm, është pikërisht, të përcaktojnë cilat janë këto vlera dhe, ajo që është më e rëndësi-shme, se si këto vlera të vihen në praktikë në mjedisin konkret historik, social dhe politik të vendit, duke përballuar sfidat e kohës dhe sidomos të së ardhmes. Kjo përbën dhe qëllimin kryesor të librit që unë po i paraqes lexuesve. Të njëjtin qëllim kam synuar gjatë veprimtarisë time politike në të gjitha funksionet e larta shtetërore dhe qeveritare që kam kryer për më shumë se 20 vjet. Përvoja me parlamentin është më e veçanta, më e çmuara. Besoj se ndaj të njëjtën ndjesi me të gjithë ata që kanë një përvojë të gjatë dhe të pasur në politikë. Pa asnjë hezitim do të thoja se jeta e gjallë parlamentare të bën politikan. Politika është e lidhur ngushtë me parlanaentin. Nuk mund të jesh politikan "i kompletuar" nëse nuk ke bërë "shko-llën" e parlamentit. Kjo përvojë është zanafilla e hartimit të këtij libri. Do të dëshiroja shumë që ky botim të shërbente për këtë qëllim, në radhë të parë për deputetët, të rinj dhe me përvojë, për personelin e shërbimeve parlamentare dhe për ata që kanë marrëdhënie me parlamentin. | Contents note: | Kolonat e parlamentarizimit; Politika, e drejta dhe demokracia; Politika; E drejta; Demokracia; Sistemet parlamentare dhe roli i partive politike; Sistemet parlamentare; Partitë politike dhe roli i tyre në sistemet parlamentare; Historia e parlametarizmit në Shqipëri; Sistemet elektorale dhe mënyra e votimit; Sistemet e votimit mazhoritar; Sistemet e votimit proporcional; Sistemet e përziera të votimit; Sistem mazhoritar apo proporcional; Sistemet zgjedhore në Shqipëri; Mandati parlamentar; Imuniteti parlamentar; Papajtueshmëria; Shpërblimi dhe deklarimi i pasurive; Funksionet strukturat dhe procedurat; Funksionet dhe strukturat në parlament; Kuadri institucional dhe funksionet e parlamentit; Struktura e parlamentit; Organet drejtuese; Shërbimet e parlamentit; Funksionimi i parlamentit; Sesionet parlamentare; Programi i punës së parlamentit; Seanca plenare; Aktet parlamentare; Procesi ligjvënës; Fazat e procesit ligjvënës; E drejta e nismave; Shqyrtimi në komisione; Shqyrtimi në seancë plenare; Shpallja dhe rishqyrtimi; Procedurat e veçanta ligjvënëse; Procedura e kontrollit; Ushtrimi i funksionit të kontrollit në komisionet parlamentare; Ushtrimi i funksionit të kontrollit prej komisioneve hetimore; Ushtrimi i funksionit të kontrollit në seancë publike; Ushtrimi i funksionit të shkarkimit; Parlamenti, tempulli i demokracisë; Forcimi i parlamentit në raportet legjislativ-ekzekutiv; Parlamenti, tempull i demokracisë; Sfidat e së ardhmes; Shtojcat; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=14525 |
|  |