
Edward Elgar Publishing UN iLibrary HeinOnline Directory of Open Access Books
From this page you can:
Home |
Author details
Author Bejtush Gashi
Available item(s) by this author



Diplomacia e shteteve te vogla, roli i saj ne sigurine rajonale dhe nderkombetare / Ramazan Shaqiri
Title : Diplomacia e shteteve te vogla, roli i saj ne sigurine rajonale dhe nderkombetare : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Ramazan Shaqiri, Dissertant ; Bejtush Gashi, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti i Administratës Publike dhe Shkencave Politike - UEJL Publication Date: 2010 Pagination: 100 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes indexLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: HYRJE
Çështja e sigurisë së një shteti gjithmonë ka qenë një nga çështjet parësore, në disa raste edhe një nga çështjet më të komplikuara për udhëheqësit e shteteve, pa marrë parasysh madhësinë ose fuqinë e tyre. Në interes të fuqive të mëdha është ruajtja e fuqisë së tyre dhe balanca ekzistuese ndërmjet forcave, e shoqëruar me prioritetin e sigurisë së territorit të tyre, kurse për shtetet e vogla, kur shtetësia dhe territori i tyre është i rrezikuar, siguria është jo vetëm çështje parësore, por në momente të caktuara është edhe çështje e vetme me të cilën merren ato. Kështu, pikërisht këto çështje kanë bërë të mendohet se në çfarë mënyre duhet të arrihet siguria e dëshiruar dhe e domosdoshme. Ky punim ka për qëllim të nxjerrë në plan të parë rëndësinë e sigurisë si atribut themelor për prosperitetin jo vetëm të shtetit, por edhe të bashkësisë ndërkombëtare, prandaj siguria do të paraqitet si siguri ndërkombëtare, siguri rajonale dhe siguri kombëtare. Forcimi i sigurisë, qoftë i asaj ndërkombëtare, rajonale ose kombëtare, do të paraqitet nëpërmjet mënyrave dhe metodave të diplomacisë. Punimi është ndarë në katër kapituj, përfundim , bibliografmë (literaturën) dhe dokumente te konsultuara.Kapitulli i parë të titulluar Definimi i nocioneve diplomaci dhe siguri, është i ndarë në tre nëndarje, në nëndarjen e parë flitet për krijimin dhe zhvillimin e diplomacisë , edhe këtë pjesë e kam të ndarë në disa faza nëpër të cilat ka kaluar zhvillimi i diplomacisë.Në nëndarjen e dyte flitet për sigurine , nocioni, zhvillimi si dhe ndarja e saj empirike , si dha kategorizimi i sigurisë.Në nëndarjen e tretë flitet për qasjen e krijimit të sigurisë kombëtare , sidomos në shtetet e vogla, kurse në dy nëndarjet e këtij kapitulli theks të veçantë i kushtohet R.Maqedonisë. Në kapitullin e dytë flitet për diplomacinë në funksion të interesit kombëtarë, edhe ky kapitull ka tre nëndarjet e saja.Kapitulli i tretë flet për sfidat e reja të diplomacisë, ky kapitull ka një nëndarje.Kapitulli i katërt meret me rolin e ri të diplomacisë në plotikën e jashtme sidomos të shteteve të vogla , kurse para përfundimit kam vendosur një nënkapitull të veçantë , të titulluar " Drejt gjeopolitikës së re të R.Maqedonisë, ku kam bërë përpjekje të bëj një ndarje nga ajo se ku është për momentin R.Maqedonisë në gjeoplitikën botërore, dhe se cilën rrugë duhet ndjekur në të ardhmen R.Maqedonisë në krijimin e gjeoplotikave dhe interesat e reja në marëdhëniet e reja ndërkombëtare. ështja e sigurisë së një shteti gjithmonë ka qenë një nga çështjet parësore, në disa raste edhe një nga çështjet më të komplikuara për udhëheqësit e shteteve, pa marrë parasysh madhësinë ose fuqinë e tyre. Në interes të fuqive të mëdha është ruajtja e fuqisë së tyre dhe balanca ekzistuese ndërmjet forcave, e shoqëruar me prioritetin e sigurisë së territorit të tyre, kurse për shtetet e vogla, kur shtetësia dhe territori i tyre është i rrezikuar, siguria është jo vetëm çështje parësore, por në momente të caktuara është edhe çështje e vetme me të cilën merren ato. Kështu, pikërisht këto çështje kanë bërë të mendohet se në çfarë mënyre duhet të arrihet siguria e dëshiruar dhe e domosdoshme. Ky punim ka për qëllim të nxjerrë në plan të parë rëndësinë e sigurisë si atribut themelor për prosperitetin jo vetëm të shtetit, por edhe të bashkësisë ndërkombëtare, prandaj siguria do të paraqitet si siguri ndërkombëtare, siguri rajonale dhe siguri kombëtare. Forcimi i sigurisë, qoftë i asaj ndërkombëtare, rajonale ose kombëtare, do të paraqitet nëpërmjet mënyrave dhe metodave të diplomacisë. Punimi është ndarë në katër kapituj, përfundim , bibliografmë (literaturën) dhe dokumente te konsultuara.Kapitulli i parë të titulluar Definimi i nocioneve diplomaci dhe siguri, është i ndarë në tre nëndarje, në nëndarjen e parë flitet për krijimin dhe zhvillimin e diplomacisë , edhe këtë pjesë e kam të ndarë në disa faza nëpër të cilat ka kaluar zhvillimi i diplomacisë.Në nëndarjen e dyte flitet për sigurine , nocioni, zhvillimi si dhe ndarja e saj empirike , si dha kategorizimi i sigurisë.Në nëndarjen e tretë flitet për qasjen e krijimit të sigurisë kombëtare , sidomos në shtetet e vogla, kurse në dy nëndarjet e këtij kapitulli theks të veçantë i kushtohet R.Maqedonisë. Në kapitullin e dytë flitet për diplomacinë në funksion të interesit kombëtarë, edhe ky kapitull ka tre nëndarjet e saja.Kapitulli i tretë flet për sfidat e reja të diplomacisë, ky kapitull ka një nëndarje.Kapitulli i katërt meret me rolin e ri të diplomacisë në plotikën e jashtme sidomos të shteteve të vogla , kurse para përfundimit kam vendosur një nënkapitull të veçantë , të titulluar " Drejt gjeopolitikës së re të R.Maqedonisë, ku kam bërë përpjekje të bëj një ndarje nga ajo se ku është për momentin R.Maqedonisë në gjeoplitikën botërore, dhe se cilën rrugë duhet ndjekur në të ardhmen R.Maqedonisë në krijimin e gjeoplotikave dhe interesat e reja në marëdhëniet e reja ndërkombëtare.Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=20201 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M7702-000123 M7702-000123 Shaqiri, R. 2010 General Collection Thesis Repository Master Available Konfliktet ndërkombëtare dhe ndëretnike / Bejtush Gashi
Title : Konfliktet ndërkombëtare dhe ndëretnike Material Type: printed text Authors: Bejtush Gashi, Author ; Pjetër Hidri, Author Publisher: Prishtinë : Instituti për studime të sigurisë dhe integrimeve "Katana" Publication Date: 2008 Pagination: 267 p. Size: 24 cm ISBN (or other code): 978-995-15-2700-2 General note: Includes bibliographical references (p.263-267)
Includes bibliographical footnotesLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Descriptors: Cold War
Conflict management - International cooperation
Conflict preventionsClass number: 327.5 Abstract: Libri "Konfliktet ndërkombëtare dhe ndëretnike" paraqet zhvillimin historik të konflikteve dhe krizave në vende të ndryshme të botës nga lashtësia e deri në kohët moderne. Studimi për hartimin e këtij libri është mbështetur në një material të pasur arkivor, në një bazë të gjerë dokumentare dhe sidomos në veprat e autorëve më prestigjozë në studimet e marrëdhënieve ndërkombëtare. Vëmendje kryesore në këtë punim i kushtohet çështjeve teorike rreth konflikteve, përkufizimit, përmbajtjes, kushteve konkrete të lindjes dhe zhvillimit të tyre në rajone të ndryshme të botës, si dhe pasojat katastrofike që sjellin ato. Aty janë shtjelluar gjithashtu llojet, fazat dhe masat preventive që duhet të merren për administrimin e konflikteve. Për kapërcimin e tyre, autorët japin edhe një varg alternativash të shoqëruara me shembuj konkretë, si dhe përcaktojnë faktorët më të rëndësishëm për shmangien dhe evitimin e konflikteve e të krizave, siç janë institucionet ndërkombëtare: OKB-ja, NATO-ja, OSBE-ja dhe organizatat e tjera qeveritare dhe joqeveritare. Në analizën e konflikteve dhe krizave autorët janë përqëndruar kryesisht në luftërat e mëdha botërore, siç janë Lufta e Parë Botërore dhe Lufta e Dytë Botërore, të cilat i shkaktuan njerëzimit humbje të pallogaritshme në viktima dhe në të mirat materiale. Pastaj analizohet Lufta e Ftohtë, si shkak i garës së armatimeve dhe i konkurrencës midis blloqeve politike e ushtarake, e cila u shoqërua me një numër të madh krizash, si Kriza e Berlinit, ajo e raketave në Kubë, e Lindjes së Mesme, e Kanalit të Suezit dhe konflikti izraelo-arab. Më në fund analizohet periudha pas Luftës së Ftohtë, e cila përjashtoi mundësinë e konfrontimit ndërmjet blloqeve dhe u shoqërua me një rritje të paparashikuar të konflikteve e krizave ndëretnike kryesisht brenda shteteve. Këto zhvillime janë shoqëruar me një përdorim masiv të dhunës, genocidit, destabilizimit të situatave dhe me shpërbërje e krijime shtetesh të reja. Ashpërsia e zhvillimit të konflikteve e krizave rezultoi me përdorimin e dhunës së tejskajshme të shoqëmar me viktima të pafajshme, me shkeljen e hapur të së drejtës ndërkombëtare të luftës, siç ndodhi në Bosnjë, në Kosovë e në Maqedoni. Contents note: Zhvillimi historik i konflikteve ndërkombëtare; Arti i parandalimit të konflikteve, teoria dhe praktika; Roli i kombeve të bashkuara në parandalimin e konflikteve; Roli i NATO-s në parandalimin e konflikteve dhe administrimin e krizave; Roli i kommunitetit evropian në zgjidhjen e konflikteve; Roli i OSBE-së në parandalimin e konflikteve; Koncepte mbi luftën; Shteti dhe fuqia të bazuara në teoritë e luftës; Lufta e ftohtë, origjina dhe zhvillimi i saj; Përmbajtja bërthamore e luftës së ftohtë; Dilemat e reja pas luftës së ftohtë; Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=14149 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status 2702-002018 327.5 Gas-Kon 2008 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 2702-002020 327.5 Gas-Kon 2008 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Not for loan 2702-002019 327.5 Gas-Kon 2008 General Collection SEEU Library Skopje Albanian Available Minoritetet etnike dhe siguria e brendëshme në Kosovë në proceset e integrimeve rajonale dhe Euroatlantike / Dardan Spahiu
Title : Minoritetet etnike dhe siguria e brendëshme në Kosovë në proceset e integrimeve rajonale dhe Euroatlantike : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Dardan Spahiu, Dissertant ; Bejtush Gashi, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti i Administratës Publike dhe Shkencave Politike - UEJL Publication Date: 2012 Pagination: 81 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes indexLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: ABSTRAKT
Minoritet, në shumicën e rasteve, janë krijuar nga vendosja e gabuar e kufijve, si dhe tjetërsimi i territoreve. Kufijtë e diskutueshëm kanë krijuar tensione dhe arsye për konflikte të armatosura, ndërsa synimi për rregullimin e kufijve të caktuara ka ndikuar në rritjen e nacionalizmit, militarizmit dhe me pas në shpërthimin e luftës. Gjithashtu ndryshimet e viteve të '90-ta dhe rrëzimi i regjimeve komuniste ndikuan që në Ballkani Perëndimor të fillojnë shpërthimet e jashtëzakonshme të nacionalizmit, i cili deri në këtë periudhë u frenua nga regjimet në fuqi. Ballkani u prek nga konfliktet etnike, fetare ose kombëtare të cilat vunë në diskutim edhe vetë kufijtë. Ky fenomen përbënë një kërcënim shumë serioz për stabilitetin e rajonit, siç dëshmojë pikërisht shpërbërja e Jugosllavisë në disa shtete. Mbështetur në analizën shkencore, mund të konstatojmë se siguria personale nuk mund të parcializohet sipas kërkesave etnike, sepse ajo sjell getoizim, psikozë të frikës dhe mundësinë e getos të shpërthej në dhunë, siç ndodhi në vitin 2004 në Kosovë. Prandaj qasja parciale ndaj problemit të sigurisë personale ka krijuar një greminë në mes të gjendjes reale dhe perceptimit të sigurisë të pjesëtarëve të minoritetit serb në Kosovë. Lehtësimi i qasjes ndaj shërbimeve publike, parandalimi i diskriminimit në punësim dhe jetën e përditshme, liria në përdorimin e gjuhës, liria e shprehjes së përkatësisë fetare, etj., janë vetëm disa nga nevojat e veçanta të pjesëtarëve të pakicave, mirëpo, siguria personale nuk është nevojë e veçantë, sepse ajo përbën thelbin e domosdoshëm në jetën e çdo qytetari, prandaj, edhe të pjesëtarëve të pakicave. Prandaj të gjitha orvatjet që kanë për qëllim integrimin e të gjithë qytetarëve në Kosovë deri më tani kanë pikënisjen e gabuar - ato konsiderojnë se siguria personale është e lidhur me bashkësinë (bashkësinë etnike në veçanti). Analiza e interesit kombëtar dhe procesi i integrimit euroatlantik të Kosovës, sinteza e proceseve të integrimit të minoriteteve, si dhe roli i tyre në zhvillimet e përgjithshme integruese në vendet e rajonit, si dhe krahasimi i zhvillimeve në këtë fushë, sidomos me vendet e BE-së në këtë lëmi, janë objektiv orientues i këtij studimi. Fjalët kyçe: minoritetet etnike, marrëdhëniet ndëretnike, siguria, liria e lëvizjes, strukturat paralele të sigurisë, Kosovë, Serbi, Bashkësia Ndërkombëtare, Rezoluta 1244, OKB, NATO.
ABSTRACT
Minorities have been formed with the incorrect placement of national borders, and alienation of the territories. Disputable borders have created tensions and reason for armed conflicts on the other hand the aim to correct the borders affected the rise of Nationalism, Militarism and war break out. The transition of 199CTs and the fall of communism caused the extraordinary rise in nationalism which were pressured in the communist regime. Balkan was affected from Ethnic, Religious and National conflicts which disputed borders too, this precedent had serious impact in stability of the region, which testified also the dissolution of Yugoslavia in some countries. Based on scientific analysis we can testify that personal security can not be localised according to ethnic requirements. Because will cause ghetoism, psychosis of fear and possibility of the ghetto to break out the war, as it happened in 2004 in Kosovo. Therefore partial acces against the problem of personal security has created a huge difference between the reality and expectation of the Serbian minorities in Kosovo. The ease of acces against public services, prevention of discrimination in employment and daily life, freedom of speach and freedom and freedom of expresion of ethnic affiliation. Facilitate access to public services, the prevention of discrimination in employment and daily life, freedom in the use of language, freedom of religious expression, etc. These are some of the particular needs of Minorities , however personal security is not a particular need, because it is the essence of indispensable in the life of every citizen, even the minority. Therefore the aim for integration of Kosovar citizens until now had a mistake in the start, since they considered that personal security is linked to Ethnic group, Analysis of national interest, and Euro-Athlantic integration process of Kosovo, Synthesis of integration processes of minorities, as well as their role in the development of integration in the region, as well as comparison of developments in this field, especially with the EU countries in the region are guiding objective of this study. Study Keywords: Ethnic minorities, inter-ethnic relations, security, freedom of movement, parallel security structures, Kosovo, Serbia, the International community, UN Resolution 1244, NATO.Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=20327 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M7702-000184 M7702-000184 Spahiu, D. 2012 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Nr. 2009, Vëllimi I - Revistë shkencore "KOSOVA" (Issue of Revistë shkencore "Kosova")
[number or issue]
is an issue of Revistë shkencore "Kosova"
Title : Nr. 2009, Vëllimi I - Revistë shkencore "KOSOVA" : Sfidat dhe prespektiva Material Type: printed text Authors: Bejtush Gashi, Editor Publication Date: 2009 Pagination: 106 p. Layout: ill. Size: 24 cm General note: Includes bibliographical references Languages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Descriptors: Political science
ReviewClass number: 320.05 Abstract: Pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2009, institucionet e Kosovës janë përballur me shumë sfida në ndërtimin e shtetit demokratik, i cili duhet të mbështetet në sundimin e ligjit dhe ekonomin e tregut të lirë. Këto probleme janë të trashëguara nga e kaluara dhe kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në zhvillimin e ulët ekonomik, shkallën e lartë të papunësisë, integrimin e pakicës serbe në institucione shtetërore (në veçanti në institucionet e sigurisë), krizën sociale, korrupsionin, krimin e organizuar (tregtinë me narkotikë, tregtinë me qenie njerëzore, tregtinë ilegale me armë dhe teknologji, migrimi ilegal), ndotja e ambientit, pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës etj. Kosova është nën ndikimin e pozitës së saj gjeostrategjike dhe gjeopolitike, e cila konsiderohet, nga njëra anë, si një mjedis ballkanik me të gjitha problemet historike të trashëguara të këtij rajoni dhe, nga ana tjetër, si një mjedis evropian mbi të cilin SHBA, në veçanti shtetet e Bashkimit Ewopian ushtrqjnë ndikim pozitiv për stabilitetin, demokratizimin dhe integrimin e saj. Institucionet e Kosovës e kanë akceptuar këtë ndikim, mirëpo për shkak të brishtësisë organizative të tyre, si dhe problemeve me të cilat përballen, ato kanë ngec në plotësimin e standardeve dhe kërkesave të shtraara nga këto institucione. Këto probleme gjithashtu kanë ndikuar në disa raste që institucionet kosovare të nxjerrin vendime dhe qëndrime irracionale të cilat janë reflektuar në mjedisin e sigurisë, si dhe ngadalësimin e proceseve të ndërtimit dhe të reformimit të institucioneve në përgjithësi. Mirëpo, siç thekson Mongenthau "një politikë e udhëhequr nga një abstraksion moral, pa konsideratë për interes kombëtar, është e destinuar të dështoi....se shteti nuk ka të drejtë morale të rrezikojë sakrificën e një vendi për hir të abstraksioneve të caktuara morale"1. Institucionet e Kosovës kanë përcaktuar prioritet mbi synimet esenciale të interesave kombëtare, mirëpo në këtë dinamik përcaktimi ka mangësi në hierarkinë e përzgjedhur të këtyre prioriteteve... Contents note: Kosaova në dhjetvejorin e ndëhyrjes së NATO-s; Arian Starova: Roli ndërkombëtar në rritje, i një Aleance Atlantike në shndërrim; Agim Zogaj: Qasje në metodën e kërkimeve historike; Florim Qehaja: Qfar rëndësie ka integrimi i Kosovës në Programin e NATO-s,Parternitetit për Paqe; Bejtush Gashi: Konceptet e reja të sigurisë dhe percaktimi i politikës së sigurisë në Kosovë; Nazim Maliqi: Kontrolli demokratik i strukturave të sigurisë në R.Maqedonisë; Refik Morina: Problemet e migrimit në aspektin juridik, me theks të veçantë në Kosovë; Fatos Haziri: Historiku i organizimit të poticisë; Elmi Kelmendi: Krimi i organizuar dhe shtetet në tranzicion(kontrabanda me narkotikë); Dario Malnar: Diplomacia publike dhe imazhi ndërkombetar i Kosovës; Gazmend Luboteni: Zhvillimet ekonomike në Kosovë dhe kriza financiare globale; Jonuz Abdullai: Tranzicioni,gjasat e Maqedonisë në proceset Euro-integruse; Nusret Pllana: Masakrat serbe, shkak i intervenimit të NATO-s në Kosovë; Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=bulletin_display&id=64 [number or issue]Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status 2702-002569 320.05 Revistë 2009 V.1 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 2702-002576 320.05 Revistë 2009 V.1 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 2702-002575 320.05 Revistë 2009 V.1 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 2702-002574 320.05 Revistë 2009 V.1 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 2702-002573 320.05 Revistë 2009 V.1 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 2702-002185 320.05 Revistë 2009 V.1 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 2702-002186 320.05 Revistë 2009 V.1 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 2702-002187 320.05 Revistë 2009 V.1 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 2702-002188 320.05 Revistë 2009 V.1 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 2702-002189 320.05 Revistë 2009 V.1 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available Revistë shkencore "Kosova"
[serial] See available issues
Title : Revistë shkencore "Kosova" : Sfidat dhe prespektiva Material Type: printed text Authors: Bejtush Gashi, Editor Publisher: Prishtinë : Instituti për studime të sigurisë dhe integrimeve "Katana" General note: Includes bibliographical references Languages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Descriptors: Political science
ReviewClass number: 320.05 Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=14306 [serial] See available issuesRoli i Aviacionit civil në sektorin e sigurisë në Kosovë / Kastriot Gashi
PermalinkRoli i shërbimeve të inteligjencës në shoqëritë demokratike - Agjencia e Kosovës për intelegjencë / Bahri Gashi
PermalinkSistemi i menaxhimit të krizave - me theks të veçant në Republikën e Maqedonisë / Xhelal Jusufi
Permalink