Title : | Ese mbi parimin e popullsisë : libra që tregojnë të vërtetën | Other title : | An Essay on the Principle of Population | Material Type: | printed text | Authors: | Thomas Robert Malthus, Author ; Alfred Çako, Translator | Publisher: | Tiranë : Helga's secret | Publication Date: | 1992 | Pagination: | 173 p. | Size: | 21 cm | ISBN (or other code): | 978-99956-8160--9 | Price: | 800 lekë | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : English (eng) | Descriptors: | Economic Policy Population
| Class number: | 338.91 | Abstract: | Ky libër sa tronditës aq edhe i thjeshtë në shpjegim, është i vlefshëm jo vetëm për politikanët, ekonomistët, sociologët, adhuruesit efilozofisë dhe besimtarët e të gjitha feve, por edhe për sekularistët dhe ateistët. Të gjitha shpjegimet e autorit në mbështetje të virtytit, besimit tek Zoti, pronës private, lirisë ekonomike të kontrolluar (Maltusi nuk është për 'laissez faire' të Smithit) dhe të gjitha kundërshtimet e tij ndaj vesit, mosbesimit në Zot, pronës së përbashkët dhe barazisë në pasuri, gjenden këtu si visare, të gjitha bashkë. Dhe çdo arsyetim i tij vjen nga të kuptuarit e thellë që ai ka për ligjin e nevojës që lidh numrin e popullsisë me mjetet e saj të kërkuara të jetesës. Sa herë që ky parim epror i natyrës është shkelur, botën e ka pllakosur mjerimi dhe vesi. Dëshira për tu arratisur prej tyre, i ka shtyrë popujt në luftra. Nuk ka qenë në thelb, aq e vërtetë etja për lavdi e gjeneralëve dhe prijsave ushtarakë në histori, ajo që i ka shtyrë ata drejt sipërmarjeve të tyre të mëdha ushtarake, thotë autori, sesa ka qenë i tillë ngacmimi i popujve për nevojën e nginjies së këtij balancimi që kërkon ligji natyror i popullsisë. | Contents note: | Kapitulli I: Pyejta e ngritur; Shpresa e vogël për përcaktimin e saj nga armiqësia e palëve të kundërta; Argumenti kryesor kundër përsosmërisë së njeriut dhe shoqërisë nuk ka marrë asnjë herë përgjigjen e drejtë; Natyra e vështirësisë që po lind nga rritja e popullsisë; Trajtimi i idesë kryesore të Eses; Kapitulli II: Përpjestiraet e ndryshme me të cilat rriten popullsia dhe ushqimi; Pasojat e pashmangshme të këtyre përpjestimeve të ndryshme të rritjes; Luhatjet e prodhuara prej këtyre përpjestimeve në kushtet e klasës së ulët të shoqërisë; Arsyet se përse nuk është vrojtuar luhatja aq shumë, sikurse mund të pritej; Tre propozime nga të cilat varet argumenti i përgjithshëm i Esesë; Gjendjet e ndryshme të njohura në të cilat ka ekzistuar njerëzimi, të propozuara për t'u shqyrtuar duke ju referuar këtyre tre propozimeve; Kapitulli III: Rishikim i shkurtër i shtetit të njeriut të egër ose shtetit të gjuetarit; Shteti i barinjve ose tributë e barbarëve të cilët pushtuan Perandorinë Romake; Superioriteti i fuqisë së popullsisë ndaj mjeteve të ekzistencës - shkaku i valës së madhe të Emigracionit Verior; Kapitulli IV: Shteti i kombeve të qytetëruara; Mundësia që Europa është më shumë e populluar tani se në kohën e Jul Qezarit; Kriteri më i mirë i popullsisë; Gabimi i mundshëm i Hume në një nga kriteret që ai propozon për t'u përdorur si ndihmë në vlerësimin e Popullsisë; Rritja e ngadaltë e popullsisë në kohën e sotme në shumicën e shteteve të Europës; Dy parimet e kontrollit të popullsisë- Kontrolli i parë ose parandalues i vërtetuar në lidhje me Anglinë; Kapitulli V: Kontrolli i dyte ose pozitiv i së vërtetës së popullsisë në Angli; Shkaku i vërtetë pse shuma e madhe e mbledhur ne Angli për të varfërit nuk i përmirësoi kushtet e tyre; Tendenca e fuqishme e ligjeve për të varfërit për të shkuar ndesh me qëllimin e tyre Zbutja e ankthit e propozuar për të varfërit; Pamundësia absolute, nga ligjet e fiksuara të natyrës tonë, që presioni i nevojës të mund të çrrënjoset nga klasat e ulëta të shoqërisë; Të gjitha kontrollet ndaj popullsisë mund të rezultojnë në mjerim ose ves; Kapitulli VI: Kolonitë e reja; Arsyet për rritjen e shpejtë të tyre; Kolonitë e Amerikës së Veriut; Shembulli i jashtëzakonshëm i rritjes në vendbanimet dytësore; Shpejtësia me të cilën edhe shtetet e vjetra rimëkëmben nga luftrat shkatërruese, kolera, uria ose kapriçot e natyrës; Kapitulli VII: Shkaku i mundshëm i epidemive; Pjesë nga tabelat e z.Suessmilch- Kthimi periodik i sezoneve të sëmundjeve të pritshme, në disa raste; Për çdo vend, përpjestimi i lindjeve me vdekjet për periudha të shkurtra, është një kriter i papërshtatshëm që tregon rritjen reale të mesatares së popullsisë; Kriteri i mirë për një rritje të qëndrueshme të populleisë; Kursimi i madh në jetesë një nga shkaqet e urisë në Kinë dhe Industan Tendenca e keqe në një nga nenet e Ligjit për të Varfrit të z.Pit; Vetëm një rrugë e vërtetë e inkurajon popullsinë; Shkaqet e Lumturisë së Kombeve; Uria, mënyra e fundit dhe më tmerruese me të cilën natyra shtyp një popullsi të tepërt; Tre propozime të cilat konsiderohen si të pranuara; Kapitulli VIII: Z. Wallace; Gabimi prej hamendësimit se vështirësia që lind nga popullsia është një distancë e madhe; Skica e progresit të mendjes njerëzore e Z. Kondorse (Condorcet); Periudha kur luhatja e përmendur nga Z.Kondorse (Condorset), duhet të zbatohet tek raca njerëzore; Kapitulli VIX : Supozimi i Z. Kondorse lidhur me përsosmërinë organike të njeriut dhe zgjatjen e papërcaktuar të jetës njerëzore; Gabimi i idesë e cila nxjerr si përfundim një progres të pakufizuar nëpërmjet një përmirësimi të pjesshëm, kufiri i të cilit nuk mund të vlerësohet duke u ilustruar me mbarështrimin e kafshëve dhe me kultivimin e bimëve; Kapitulli X; Sistemi i barazisë së Z. Goduin; Gabimi i veshjes së të gjitha veseve të njerëzimit ndaj insitucioneve shoqërore; Përgjigjia e parë e Z. Goduin ndaj vështirësisë që krijohet nga popullsia është tërësisht e pamjaftueshme; Sistemi i bukur i barazisë së Z. Goduin i supozuar për t'u vënë në zbatim; Shkatërrimi i plotë i këtij sistemi, thjesht nga parimi i popullsisë i cili ndodh në një kohë kaq të shkurtër sikurse janë tridhjetë vjet; Kapitlllli XI: Shqetësimi i hamendësuar i Z. Goduin mbi shuarjen e pasionit mes sekseve në të ardhmen - Shkaqet e vogla të dukshme për nje hamendësim të tillë; Pasioni i dashurisë nuk është i pajtueshëm as me arsyen dhe as me virtytin; Kapitulli XII: Shqetësimi i hamendësuar i Z. Goduin lidhur me zgjatjen e papërcaktuar të jetës njerëzore - Përfundimi i papërshtatshëm i arritur nga efektet e stimuluesve mendore në trupin e njeriut e ilustruar me shembuj të ndryshëm; Supozimet e pabazuara në asnjë prej të dhënave të së shkuarës nuk duhet të konsiderohen si supozime filozofike; Hamendësimet e Z. Goduin dhe Z. Kondorse duke respektuar affimin e njeriut drejt pavdekësisë mbi tokë, një shembull kurioz i paqëndrueshmërisë së skepticizmit; Kapitulli XIII: Gabimi i Z. Goduin, i cili e konsideron njeriun nën dritën e një qenieje vetëm racionale; Tek njeriu, si krijesë e përbërë, pasionet do të veprojnë gjithmonë si forca turbulluese në vendimet e të menduarit; Arsyetimet e Z. Goduin mbi subjektin e shtrëngimit; Disa të vërteta të një natyre nuk mund te komunikohen nga një njeri tek tjetri; Kapitulli XTV; E vërteta politike e respektimit të pesë propozimeve e Z. Goduin, mbi të cilën varet e gjithë puna e tij delikate; Arsyet që kemi për të hamendësuar nga ankthi i shkaktuar nga parimi i popullsisë, se veset dhe dobësia morale e njeriut asnjëherë nuk mund te çrrënjosen; Përsosmëria, në kuptimin sipas të cilit Z. Goduin përdor termin, nuk zbatohet tek njeriu; Natyra e sqaruar e përsosmërisë reale të njeriut; Kapitulli XV: Modelet shumë të përsosura disa herë më tepër mund ta pengojnë zhvillimin se sa ta ndihmojnë atë; Eseja e Z. Goduin për "Kopracinë dhe Bollëkun"- Pamundësia e ndarjes midis të gjithëve në mënyre miqësore, të punës së nevojshme në një shoqeri; Mallkimi i punës mund të krijojë një të tashme të gjymtuar me pak ose aspak shans për të formëzuar një të ardhme të mirë; Një shtim i masës së punës në bujqësi do të jetë me leverdi për punëtorët; Kapitulli XVI; Gabimi i mundshëm i Dr. Adam Smithit duke paraqitur çdo rritje të të ardhurës ose fondit të një shoqërie si një rritje në fondet për mirëmbajtjen e fuqisë punëtore; Shembujt kur një rritje e pasurisë mund të mos ketë tendencën të përmirësojë kushtet e të varfërës punë; Anglia ka një rritje të pasurisë pa një rritje proporcionale të fondeve për mirëmbajtjen e fuqisë punëtore; Gjendja e varfërisë në Kinë nuk do të përmirësohet; nga një rritje e pasurisë prej fabrikave; Kapitulli XVII; Çështja e perkufizimit të saktë të mirëqënies së një shteti; Arsyetimi i ekonomistëve francezë për t'i konsideruar të gjithë fabrikantët si punëtorë jo produktivë, nuk është një arsye e saktë; Puna e zejtarëve dhe e manifakturistëve është e frytshme për individët ndonëse jo për shtetin; Nje fragment i shkëlqyer nga dy volumet e Vrojtimeve të Dr. Prajsit (Price); Një gabim i Dr. Prajsit i cili lumturinë dhe rritjen e popullsisë në Amerikë ia vesh, kryesisht, formës së veçantë të qytetërimit; Nuk mund të pritet asnjë avantazh duke mbyllur sytë përpara vështirësive në rrugën drejt përmirësimit të shoqërisë; Kapitlllli XVIII; Presioni i vazhdueshëm mbi njeriun i ankthit që vjen prej parimit të popullsisë, duket se drejton shpresat tona për të ardhmen; Gjendja e shkaktuar nga gjykimi i papajtueshëm me idetë tona të njohurive paraprake mbi Zotin; Bota, ndoshta një proçes i fuqishëm për të zgjuar çështjet brenda mendjes; Teoria e formimit të mendjes- Ngacmimet nga nevojat e trupit; Ngacmimet nga veprimi i ligjeve të përgjithshme- Ngacmimet nga vështirësitë e jetës që lindin nga parimi i popullsisë; KapituIIi XIX; Brengat e jetës janë të nevojshme për ta zbutur dhe për ta bërë zemrën më të njerëzishme; Ngacmimi i simpatisë shoqërore shpesh prodhon personazhe të një rregulli më të lartë në krahasim me zotëruesit e thjeshtë të talenteve; Mëkati i moralit është i nevojshëm për krijimin e përsosmërisë morale - Ngacmimet nga dëshirat intelektuale mbahen gjallë në mënyrë të pandërprerë, nga shumëllojshmëria e pafundme e natyrës dhe nga errësira që perfshin çështjet metafizike; Vështirësitë që vinë nga zbulesa, duhet të mbahen parasysh për këtë parim; Prova të cilat përmbajnë shkrimet e shenjta, ndoshta, i përshtaten më mirë përmirësimit të aftësive njerëzore dhe përmirësimit moral të njerëzimit; Ideja se mendja është krijuar nga ngacmimet duket që e merr parasysh të keqen morale dhe natyrore; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=14294 |
|  |