Abstract: | Që nga koha kur, rreth 300 vjet më parë, në vitin 1717 u themelua e para Lozhë e Madhe angleze, librat kushtuar Masonerisë kanë qenë të shumtë. Botohen me vazhdimësi të rregullt dhe gjenden me sasi nëpër raftet e librarive të vendeve si Anglia, Amerika, Franca dhe të tjerë akoma. Ky prodhim i konsiderueshëm i përket dy kategorive të mëdha: librat e shkruar nga masonët dhe ata jo të shkruar nga masonët. Në këtë rastin e fundit mundet ende të bësh dallim midis botimeve pro e kundër dhe, sidoqoftë, bëhet fjalë për shkrime të bazuara mbi "thuhet". Librat e përpiluar nga masonët u drejtohen, në përgjithësi, lexuesve masonë. Edhe pse, nganjëherë, marrin një ton një çikë autoritar, bëhet fjalë për tekste të lidhura me doktrina të ndryshme dhe shpesh kushtuar ndonjë aspekti të veçantë doktrinar, me interes të pakët - për të mos thënë hiç - për një lexues të rregullt e të përgjithshëm. Në këtë vepër timen mund të them se e kam përballuar temën me një sy kritik, falë militimit tim të gjatë në Masoneri dhe falë një kohe tashmë po aq të gjatë të kaluar si ish anëtar i saj. I filluar në vitin 1966 pranë Lozhës së qytetit të Londrës, pasi kisha bërë përpara gjatë shkallëve të ndryshme të parashikuara, aktiviteti im prej mjeshtri mason u zhvillua për rreth 20 vjet. |