Title : | Hyrje në shkencat politike | Other title : | Introduction a la science politique | Material Type: | printed text | Authors: | Jean-Marie Denquin, Author ; Belina Budini, Translator | Publisher: | Tiranë : UET Press | Series: | Shkenca sociale No. 4 | Pagination: | 119 p. | ISBN (or other code): | 978-99956-390-5-1 | Price: | 600 lekë | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : French (fre) | Descriptors: | Political science
| Class number: | 320 | Abstract: | Objektivi i këtij libri është të paraqesë një hyrje në shkencën politike. Përdorimi i këtij termi në njëjës duket se në ditët e sotme është bërë i zakontë. Por duhet të jemi të ndërgjegjshëm se nuk ka qenë gjithmonë kështu. Për një kohë të gjatë, zakoni e donte që të flitej për shkencat politike. Pyetja që duhet të shtrojmë kur analizojmë "shkencat politike" nuk është pra ajo e logjikës sipas së cilës bëhet përzgjedhja e tyre. Është më e volitshme të shtrojmë, në mënyrë retrospektive, pyetjen se çfarë vendi zinte ajo që çka quajmë sot shkencë politike në njëjës, tek shkencat politike në shumës. Edhe në këtë rast përgjigjja është e qartë: një numër i madh temash me të cilat merret shkenca politike -mungesa e të cilave, nëse nuk do t'i përfshinte, do të shfaqej si një mangësi e dukshmenuk zinin vend në asnjë nga shkencat, gjithsesi të shumta, të cilësuara "politike". Për më tepër, duhet të jemi të vetëdijshëm që shkenca politike, megjithëse u ofron aktorëve të lojës politike elemente të nevojshme të vierësimit për të kryer detyrën e tyre, nuk mund të ofrojë instrumente të mjaftueshme për të vendosur me siguri. Me fjalë të tjera, shkenca politike nuk është operuese drejtpërsëdrejti. Ajo nuk do të arrinte të formulonte ligje që do të mundësonin parashikimin e evolucionit të dukurive, me qëllim që t'i ndryshonte për t'i shpënë në drejtimin e dëshiruar. Por kjo vërejtje, e domosdoshme për të shpërndarë disa iluzione, nuk e vë në diskutim karakterin shkencor të shkencës politike: ajo tregon vetëm që shkenca politike është një shkencë humane. | Contents note: | Koncepti dhe fusha studimore e shkencës politike; Shpjegimi i dukurive politike : funksionet dhe konfliktet; Regjimet politike; Veprimi politik i individëve; Partitë politike; Grupet e presionit; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=14171 |
|  |