
Edward Elgar Publishing UN iLibrary HeinOnline Directory of Open Access Books
From this page you can:
Home |
Author details
Author Agni Aliu
Available item(s) by this author



Bashkëpunimi ndërkombëtar i njësive të vetëqeverisjes lokale në raport me demokracinë dhe rajonalizimin / Drenusha Kamberi
Title : Bashkëpunimi ndërkombëtar i njësive të vetëqeverisjes lokale në raport me demokracinë dhe rajonalizimin : studime të Magjistraturë - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Drenusha Kamberi, Dissertant ; Agni Aliu, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti i Administratës Publike dhe Shkencave Politike - UEJL Publication Date: 2010 Pagination: 118 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes AppendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: Rezyme
Në bashkëpunimet ndërkombëtare si marrëdhënie midis qeverive të botës, rolin kryesor e ka shteti. Vazhdimisht rritet edhe roli i subjektëve të tjerë (organizata ndërkombetare, korporata shumëkombëshe dhe individë). Këto bashkëpunime janë të lidhur ngushte me ndikime gjeografike e historike. Komunikimi komunë-qytetarë konsiderohet si një element shumë i rëndësishëm i demokratizimit të shoqërisë. Përgjithësisht, vendet ish-komuni:;te të Evropës Lindore dhe Qëndrore, përfshirë këtu edhe Republikën e Maqedonisë kanë eksperienca shumë negative nga zhvillimet politike dhe social-ekonomike të periudhës së tranzicionit. Shfaqja e pabarazive në zhvillimin ekonomik të rajoneve planifikuese dhe e tendencave kundërthënëse rne ngjyra etnike gjatë decentralizimit të pushtetit në Maqedoni krijuan marrëdhënie të brishta rnes pushtetit lokal e qëndror. Shembujt nga bashkëpunimet ndërkombëtare të realizuara nga autoritetet qëndrore e lokale të vendit me partner nga shtete të tjera, përveç që janë dëshrni për përzgjedhjen dhe gjetjen e zgjidhjeve më të përshtatshme për këto probleme, ofrojnë njohje më tëmirëtë kulturave të tjera dhe janë treguar si një nga zgjidhjet më adekuate për sigurimin dhe ofrimin e fondeve të ndryshme evropiane e botërore që ofrojnë mundësi të reja për zhvi'ilirne menaxheriale dhe programe të fmancuara nga organizatat ndërkombëtare. Kjo më dha ide dhe motivim mua, që tM përkushtohem këtij hulumtimi ku fusha të studimit të interesit të veçantë janë angazhimi i njësive të vetëqeverisjes lokale në bashkëpunimin ndërkombëtar në Republikën e Maqedonisë, duke u përqëndruar në aspektin praktik të procesit të politikëbërjes, ku shqyrtohet participimi i qytetarit në procesin e vendimmarrjes politike. Punimi përbëhet prej dy pjesëve kryesore: I.Qeverisja lokale dhe bashkëpunimi si procese të përgjithshme; II.Demokracia, rajonalizimi dhe bashkëpunimi i njësivetë qeverisjes lokale. Pjesaeparë përfshin disa karakteristika të përbashkëta të qeverisjes lokale dhe bashkëpunimit si procese të përgjithshme. Përbëhet prej dy kapitujve. Në kapitullin e parë bëhet fja'.ë për nocionin, çështjet teorike dhe për karakteristikat themelore të (vetë)qeverisjes lokale. Në kapitulHn e dytë bëhet fjalë për bashkëpunimin e qeverisjes lokale dhe kornizën juridike që e rregullon bashkëpunimin e tillë. Pjesa e dytë përfshin disa elemente të përbashkëta që i përkufizojn detnokracinë dhe rajonaiizimin në raport me bashkëpunimin e njësive të vetëqeverisjes lokale. Përbëhet prej tre kapitujve. Në kapitullin e parë jepen të dhëna të përgjithshme për dernokracinë dhe bashkëpunimin e njësive të qeverisjes lokale. Në kapitullin e dytë bëhet fjalë per rajonalizimin dhebashkëpunimin e njësive të qeverisjes lokale. Kapitulli i tretë përfshin rezultatet e hulumtimit kurëndësi e veçantë u kushtohet bashkëpunimit ndërkombëtar të njësive të vetëqeverisjes iokale duke u përqëndruar në aspektin praktik të procesit të politikëbërjes. Pas qasjes analitike ndaj rezultateve të arritura nga shkalla dhe mënyra e bashkëpunimit të realizuar në nëntë njësitë e vetëqeverisjes lokale të zgjedhura në Republikën e Maqedonisë, është pre^antuar anaiiza krahasuese e përgjigjeve të të anketuarve në dy njësi të vetëqeverisjes lokale të zgjedhura në Pollog. përsa i përket gjenerimit të ndikimeve të bashkëpunimit komunë-qytetarë në të kuptuarit, të interpretuarit dhe të dhënies së mbështetjes në krijimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të njësivetë vetëqeverisjes lokale dhe në fundjepen shqyrtimet (konkluzat) përfundimtare.
Summary
In the international cooperations as relations among world governments, state has the principal role. As well, continuesly grows the role of other actors (international organizations, multinational corporations and of individuals). These cooperations are deeply related with geografic and historic influences. Communication municipality-citizen is considered as very important element for democratization of society. Generally, ex-communiste countries from East and Central Europe, including Republic of Macedonia as well, have very negative experiences by political and social - economical developments from the transition period. Showing disparity in the economic development of planing regions and contradictory tendencies with ethnic nuances during the decentralization process in Macedonia created fragile relations among local and central government. Examples from international cooperations accomplished by central and local authorities of the country with partners from other states, not that they are only evidence for selecting and finding adequate solutions for those problems, but they offer better understanding of other cultures. They are accomplished as one of more adequate solution for insuring and offering different European and international funds that offer new opportunities for managerial developments and programs financed by international organizations. This gave me idea and motivation to dedicate myself in this research in which the specific interest of this field of study are engagements of units of local self government in international cooperation in Republic of Macedonia, focusing in practical aspect of policy setthg process, and analizing citizens participation in decision making process. •The research is made up from two main parts: l.Local government and cooperation as general processes; II.Democracy, regionalization and cooperation of units of local self government. first part comprises common characteristics of local governing and cooperation as general processes. It consists from two chapters. In the first chapter it is discussed about the notion, theoretical issues and basic characteristics of local (self) government. In the second chapter it is discussed for cooperation of local government and legal framework that regulates this cooperation. I Second part comprises common elements that define democracy and regionalization, in the I relation with international cooperation of units of local self-government. It has three chapters. In I the first chapter are given general data for democracy and cooperation of units of local self-government. Ir the second chapter is discused about regionalization and cooperation of units of local government. In the third chapter are comprised results from the research, where special attention is paid to international cooperation of units of local government, focusing in practical aspect of political decision making process. After the analytic approach on the achieved results from the level and the manner of accomplished collaboration in the choosed nine units of local selfgovernment in the Republic of Macedonia, it is presented the comparative analysis of the answers derived from the survey prospects in two units of local selfgovernmenl chosen in the Pollog. As for the generation of the influences of collaboration municipality-citizienz in the comprehension, interpretation and support of the creation of international collaboration cf local selfgoverning units in the end are given final conclusions.Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=20251 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M7702-000169 M7702-000169 Kamberi, D. 2010 General Collection Thesis Repository Master Not for loan
Title : Bashkëpunimi ndërkufitar i Komunës së Strugës dhe Pogradecit : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Etem Etemi, Dissertant ; Agni Aliu, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore - UEJL Publication Date: 2019 Pagination: 73 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes indexLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: ABSTRAKT
Bashkëpunimi i njësive të vetëqeverisjes lokale është një nga karakteristikat themelore të qeverisjes lokale sidomos një vend të rëndesishëm ka bashkëpunimi ndërkufitar në mes të Komunave në veçanti duhet pasur parasysh lëvizjen e lirë të mallrave, qytetarëve dhe shërbimeve si dhe rritjen e shkallës së zhvillimit të shumë fushave si ato ekonomike, kulturore, turizmit, ndertimtarisë, tregtisë etj. Njësite e vetëqeverisjes lokale i'u mundësojnë qytetarëve t'i realizojnë interesat e tyre me karakter lokal. Organet e pushtetit lokal duhet që të organizohen sa më mirë që të jenë në gjendje t'u ofrojnë shërbime të ndryshme banorëve te komunave per t‟ua plotesuar nevojat me karakter lokal. Gjatë ushtrimit të funksionit të tyre organet e pushtetit hasin në vështirësi dhe probleme për të ofruar shërbime të shpejta dhe cilesore. Konkretisht tema në fjalë ka të bëjë me ogranizimin dhe funksionimin e Komunës së Struges dhe Pogradecit si dhe bashkepunimin ndërkufitar në mes tyre, në disa fusha ku ato kanë interesa të përbashkëta. Bëhet fjalë për dy komuna të cilat ndodhen në bregun e Liqenit të Ohrit duke i ndejtur njëra tjetrës përballë që llogariten në qytetet më të bukura shqipëtare. Ato janë dy qytete të vjetra që historikisht kanë bashkëpunuar për faktin se janë afër njeri me tjetrin dhe natyrisht bashkëpunimi ka qënë i domosdoshëm, bile për ca fusha edhe në kohën e ish Republikës Federative të Jugosllavisë edhe pse kufijtë ishin të mbyllur. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë respektivisht perfundimit të periudhës diktatoriale të Republikës së Shqipërisë hapet rruga për një bashkëpunim më të zgjeruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë gjithashtu edhe qyteteve ndëkufitare. Hapja e kufirit me Republikën e Shqipërisë është një mundësi reale që Republika e Maqedonisë Veriore të mund ti realizojë nevojat jo vetëm në fushën e transportit duke shfrytëzuar Portin e Durrësit por edhe të rrisë shkallën e bashkëpunimit reciprok edhe në shumë fusha të tjera: fushën ekonomike, energjetike, bujqësi, ndërtimtari, turizëm,etj. Çështë e vërteta bashkëpunimi në disa fusha ka ekzistuar edhe shumë më herët, mirëpo vazhdimisht ka pasur ngecje në projektet e përbashkëta si psh: në ndërtimin e infrastrukturës rrugore (ndërtimin e hekurudhës, ndërtimin e autostradës, etj.), projekte të cilat janë përfunduar nga pala shqiptare. Në këtë kohë filloi qarkullimi i njerëzve dhe mallrave si dhe bashkëpunimi në mes dy qyteteve bregliqenore me fokus të vecantë në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të turizmit. Duke u nisur nga fakti se Liqeni i Ohrit si një resurs shumë i rëndësishem, i cili që nga Viti 1981 është edhe nën mbrojtje të UNESKO-s bashkë me Qytetin e Ohrit. Niveli i bashkëpunimit të bashkëpunimi i këtyre Komunave është i domosdoshëm. Kohëve të fundit i kushtohet rëndësi rregullimit të bregut të gjelbërt të Liqenit të Ohrit, duke i larguar ndërtimet që nuk i përmbushin standardet për të qënë nën mbrojtjen e UNESKO-s. Komunat bregliqenase të Maqedonisë Veriore dhe atë Komuna e Ohrit dhe Strugës duhet të ndjekin shembullin e Komunës së Pogradecit. Metodat kryesore të përdorura ne kete punim janë: metoda historike, krahasuese dhe empirike. Gjithashtu, ky punim përmban edhe të dhëna parësore dhe dytësore, pra ka një mori tekstesh dhe punime shkencore të analizuara si dhe janë mbledhur informacionet e nevojshme përmes anketës dhe intervistave me kryetarë të komunave. Fjalët kyçe: Bashkëpunimi i vetëqeverisjes Lokale, Vetëqeverijsja Lokale, Komuna e Strugës, Komuna e Pogradecit, Liqeni i Ohrit, decentralizimi.
ASTRAKT
Co-operation of local self-government units is one of the fundamental characteristics of local government, especially an important part has the cross border cooperation between municipalities, in particular the free movement of goods, citizens and services as well as the increase of the degree of development of many areas such as economic, cultural, tourism, construction, trade etc. Local self-government units enable citizens to realize their local interests. Local government organs should be better organized to be able to offer different services to local residents to meet their local needs. During the exercise of their function, the authorities face difficulties and problems in providing fast and quality services. Specifically, the subject in question relates to the restriction and functioning of the Municipality of Struga and Pogradec as well as cross-border cooperation between them, in some areas where they have common interests. It is about two municipalities that are located on the shore of Lake Ohrid, facing each other in front of the most beautiful Albanian cities. They are two old cities that historically have collaborated for being close to each other and of course collaboration was necessary, even in some areas even in the time of the former Federal Republic of Yugoslavia, even though the borders were closed. After the dissolution of Yugoslavia, respectively the end of the dictatorial period of the Republic of Albania opens the way for wider cooperation between the Republic of Albania and the Republic of North Macedonia as well as the neighboring cities. The opening of the border with the Republic of Albania is a real possibility for the Republic of Northern Macedonia to fulfill its needs not only in the field of transport by exploiting the Port of Durres but also in enhancing the level of mutual cooperation in many other fields: economic, energy, agriculture, construction, tourism, etc. The truth is that cooperation in some areas has existed a long time ago, but there have always been delays in joint projects such as: road infrastructure (railway construction, highway construction, etc.), projects that have been completed by the Albanian side. At this time, the movement of people and goods and the co-operation between the two coastal cities began with a particular focus on the protection of the environment and the further development of tourism. Given the fact that Lake Ohrid is a very important resource, which has been under UNESCO protection since 1981 together with the City of Ohrid. The level of cooperation and cooperation of these Municipalities is indispensable. Recently, the importance of regulating the green shores of Lake Ohrid has been remedied, removing constructions that do not meet UNESCO-protected standards the example of the Municipality of Pogradec. The main methods used in this paper are: theoretical, comparative and empirical methods. This paper also contains primary and secondary data, so there are a number of texts and scientific papers analyzed and the necessary information is collected through a survey and interviews with mayors. Key Words: Cooperation of Local Self-Government, Local Self-Government, Municipality of Struga, Municipality of Pogradec, Lake Ohrid, decentralization.Link for e-copy: https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_115321.pdf Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18947 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M7702-000068 M7702-000068 Etemi, E. 2019 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Financimi i qeverisjes lokale në disa shtete të Europës Juglindore (aspekte krahasuese) / Vrullim Buja
Title : Financimi i qeverisjes lokale në disa shtete të Europës Juglindore (aspekte krahasuese) : studime të Doktoraturës - cikli i tretë Material Type: printed text Authors: Vrullim Buja, Dissertant ; Agni Aliu, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore - UEJL Publication Date: 2019 Pagination: 181 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes indexLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: ABSTRAKT
Duke pasur parasysh faktin se financimi i Qeverisjes Lokale ka një rol të veçantë në organizimin dhe funksionimin e Vetëqeverisjes Lokale si dhe duke ditur se në botën akademike ka munguar një studim i tillë, kjo është një arsye që më ka motivuar që të bëj studime më të thella në këtë lëmi. Do të perpiqem që përmes analizave të financimit të Qeverisjes Lokale në disa Shtete të Europës Juglindore dhe të Shteteve me Vetëqeverisje Lokale tradicionale, të gjej forma dhe metoda më të përshtatshme për sigurimin e mjeteve financiare të Veteqeverisjes Lokale. Mendoj se analizat krahasuese të Vetëqeverisjes Lokale të shteteve që do ti trajtojmë do të na japin rezultate të duhura që në të ardhmen të mund të ndihmojnë në financimin e mirrëfilltë të Vetëqeverisjes Lokale që është karakteristike themelore për zhvillimin e saj. Gjithashtu, ky punim paraqet ndarjet territoriale dhe administrative të shteteve të ndryshme, me fokus të veçantë në format dhe sistemet e financimit të qeverisjes lokale, praktikat e financimit, zbatimin e ligjeve dhe politikave fiskale, si dhe nivelin e decentralizimit dhe aoutonomisë fiskale të qeverisjes lokale. Në këtë punim janë përdorur metoda të ndryshme të cilat e bëjnë këtë punim më me vlerë. Metodat kryesore të përdorura janë: metoda hisorike , krahasuese dhe empirike. Gjithashtu, ky punim përmban edhe të dhëna parësore dhe dytësore, pra ka një mori tekstesh dhe punime shkencore të analizuara si dhe janë mbledhur informacionet e nevojshme përmes anketave dhe intervistave me kryetarë të komunave. Të gjeturat kryesore të këtij punimi janë llojllojshmëria e sistemeve të finansimit të qeverisjes lokale, si dhe mundësia e ndryshimeve pozitive, reformuese në këtë sistem. Në veçanti vendet e Europës Juglindore kanë hapësirë dhe nevojë për reforma në sistemin e finansimit të qeverisjes lokale duke funksionalizuar procesin e decentralizimit me anë të rritjes së autonomisë fiskale të qeverisjes lokale. Fjalët kyçe: Qeverijsja Lokale, financimi, Evropa Juglindore, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, komunë, reformë, decentralizim , dministrim, centralizim, menaxhim, legjislacion.
ABSTRACT
Given the fact that Local Government funding has a strong role to play in the organization and functioning of Local Self-Government and knowing that academic services lack a good study, this is one of the motivations for further study in this area. area. I will try to analyze Local Government funding in some South East European and Traditional Local Government countries, and find more forms and methods to provide local government assistance. I think that the analysis of the Local Self-Government Exchange that you will make will yield the right results that will be able to help in the proper financing of Local Self-Government is a fundamental feature of it. This paper also presents to me the division of territory and administration of the United States to me and the user's focus on the format and use of local government financing, financing practices, enforcement of fiscal laws and policies, as well as enabling decentralization and fiscal autonomy. Local government. In this paper you can find better methods to show this paper to me. The main methods of use available: story methods, Diet and empirical methods. Also, this paper can only have direct and secondary opportunities, so it has a textbook and research papers for analysis and can gather information on using the survey and interviews with mayors. All that the paper offers is the variety of local government systems in place, as well as the possibility of positive change for reform in this system. Nowadays Southeast Europe has the space and is demanding for reforms in the local government financing government by making a better day for decentralization with the change of local government fiscal vehicles. Key words: Local Governance, Financing, Southeast Europe, Kosovo, Albania, Macedonia, Municipality, Reform, Decentralization, Administration, Centralization, Management, Legislation.Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18974 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status D7702-000052 D7702-000052 Buja, V. 2019 General Collection Thesis Repository Doctoral Not for loan Harmonizimi i dispozitave juridike të brendëshme me ato ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor / Merxhan Dauti
Title : Harmonizimi i dispozitave juridike të brendëshme me ato ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Merxhan Dauti, Dissertant ; Agni Aliu, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti i Administratës Publike dhe Shkencave Politike - UEJL Publication Date: 2010 Pagination: 88 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes indexLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: PARATHENIE
Studimet dhe metodat e sofistikuara për lëminë e mjedisit jetësor kanë për qëllim, që t'u ndihmohet vendeve në tranzicion, që të krijojnë zhvillim më të mire të ambientit jetësor nëpërmjet gjendjes aktuale dhe ofertave konkrete për zgjedhjen dhe realizimin e politikës në ambietinjetësor dhe të integrohet politika për mbrotjen e mjedisit jetësor në sektoret politike të niveleve nacionale. Sot më është shumë e njohur se sukseset e mëdha në sferat e ndryshme në shkencë dhe teknologji, krijimi i kushteve për një jetë më të mirë dhe moderne si rezultat i aktiviteteve njerëzore ka ndikuar në degradimin e mjedisit jetësor. Pasojat e saj janë të njohura dhe katastrofale në shumë vende të botës. Për këtë arsye sot po bëhen përpjekje të shumta nga shtetet dhe organizmat e ndryshëm për pengimin e degradimit të mëtejmë të mjedisit jetësor me qëllim që të krijohet një mjedis jetësor me ajër, ujë, tokë dhe ushqim të pastër. Me rritjen e numrit të popullsisë së botës, detyra jonë bëhet gjithnjë e më e madhe. Shumica e vendeve nuk kanë resurse të mjaftueshme që f i përmbushin nevojat elementare të qytetarëve të tyre pa mos i llogaritur resurset, të cilat u nevojiten për f i ushqyer miliona njerëz të tjerë në të ardhmen. Ndërkohë disa prej popujve më të pasur kanë qenë jopërfillës ndaj resurseve të tyre - duke harxhuar energjinë, duke lejuar që toka të bëhet joproduktive, duke i ndotur ujërat, duke e kontaminuar ajrin - tërë këtë në emër të zhvillimit ekonomik. Megjithatë në një pjesë bukur të madhe të vendeve në zhvillim haset pakënaqësi, ngase zhvillimi ekonomik dhe menaxhimi i resurseve nuk duhet të barazohet mes vete; sidoqoftë edhe pse po arrihet njëfarë përparimi në sferën e mjedisit jetësor në nivel vendor, në disa pjesë të botës së paku po ndryshon agjenda për mjedisin jetësor. Tani problemet e mjedisit jetësor, të cilat më së shumëti janë nën presion janë bërë globale, duke përfshirë çarjen e ozonit, ndotjen e oqeaneve, zhdukjen e biodiversitetit dhe ndryshimeve të mundëshme të dëmshme klimatike. Resurset të cilat nevojiten të mbrohen janë resurse të rëndomta - peshqit, lumejtë, oqeanet, pyjet e ngjashme, pra gjëra që e tejkalojnë kufijtë shtetëror. Ne duhet të gjejmë mënyra se si të sigurojmë një nivel të duhur të aktiviteteve të përbashkëta, që të tejkalojmë kërcnimet globale ndaj mjedisit jetësor, prandaj duhet të zhvillohet shkenca e diplomacisë së mjedisit jetësor. Diplomatët, politikanët, grupet e mbrotjes së mjedisit jetësor, shkencëtarët, liderët e biznesit, gazetarë dhe shumë njerëz të tjerë duhet të gjejnë mënyra të reja të bashkëpunimit.Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=20197 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M7702-000125 M7702-000125 Dauti, M. 2010 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Politikat fiskale dhe financimi i njësive të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë / Mirjeta Elezi
Title : Politikat fiskale dhe financimi i njësive të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Mirjeta Elezi, Dissertant ; Agni Aliu, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti i Administratës Publike dhe Shkencave Politike - UEJL Publication Date: 2012 Pagination: 86 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes indexLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: Rezyme
Fundi i shekullit të kaluar pati ndryshime të medha jo vetem në sferat shoqeroro-politike, sociale si dhe ekonomike. Këto ndryshime i përfshin më së shumti shtetet e tranzicionit që do të thotë edhe Republikën e Maqedonisë. Maqedonia ndodhej në një gjendje ekonomike të rënduar ashtu që duhej të bëhen përpjekje të mëdha për zhvillimin e ekonomisë së vendit në tërësi por edhe planifikimin dhe zhvillimin e ekonomisë në njësitë e veteqeverisjes lokale. Një nga problemet kryesore është gjetja e burimeve financiare për njësitë e vetëqeverisjes lokale, si një nga faktorët themelor që ndikon në funksionimin e mirëfilltë (ofrimin e shërbimeve me karakter lokal, banorëve të njësive të vetëqeverisjes lokale). Ky problem paraqet një çështje shumë të rëndësishme dhe aktuale, si për kohën e tashme, gjithashtu edhe për të ardhmen, për arsye se financimi i njësive të vetëqeverisjes lokale është një ndër karakteristikat themelore, që mundëson funksionimin e mirëfilltë të njësive të vetëqeverisjes lokale. Piandaj atyre u nevojiten burime financiare me aftësi gjeneruese fiskale, që të mund ti plotësojnë kërkesate qytetarëve.. Hulumtimi do të përfshije aspektet teorike mbi financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale në tërësi, shkaqet, burimet dhe faktorët që ndikojnë në zhvillimin e njësive të vetëqeverisjes lokale në tërësi dhe në zhvillimin e njësive të vetëqeverisjes lokale në zhvillim, në Republikën e Maqedonisë në periudhën kohore prej nxjerjes së ligjit të parë për veteqeverisje lokale në vitin 1997 e deri në periudhën e dytë të procesit të decentralizimit të komunave . Punimi përbëhet prej dy pjesve kryesore dhe atë : Në pjesën e parë behet fjale per nocionin, rendesine dhe metodologjine e politikave fiskale dhe njohuritë e përgjithshme mbi politikat fiskale dhe financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale në disa shtete me vetëqeverisje lokale tradicionale si Vetqeverisja lokale në SHBA,Angli,Franc dhe Gjermani dhe financimin e njësive të vetëqeverisjes : të shteteve në tranzicion si në Shqipëri dhe Kroaci. Në pjesën e dytë përfshihet politika fiskale dhe finansimi i njësive të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë prej vitit 1997 e deri në vitin 2007 dhe atë në : njësitë e vetëqeverisjes lokale me shumicë të popullatës shqiptare-financimi i Komunës së Gostivarit, analizimi i buxhetit komunal të vitit 2010, njësitë e vetëqeverijses lokale me shumicë të popullatës maqedone-rast konkret i përshkruar financimi i komunës së Strumicës dhe financimi i njësive të vetëqeverisjes lokale me popullatë të përzier duke u bërë analiza empirike. Në fund të çdo pjese do të jepen shqyrtime analitike. Hulumtimi përfundon me konkluzione dhe sugjerime për përmirsimin dhe avancimin e kapaciteteve financuese dhe kadrovike të njësive të qeverisjes lokale në RM,të cilat nëse realizohen do të krijojnë ritje ekonomike dhe zhvillim të qëndrueshëm lokal.
ABSTRACT
The end of the last century made great changes not only to the social-political field, but to the economical field, as well. These changes were mostly pronounced to the transition countries, such as die Republic of Macedonia. Macedonia was situated in a heavy economical situation ,that is way it was needed an effort for the economic development of the entire country as well as the planning and the development of the units of local selfgoverment. One of the main issues is finding financial resources for the local selfgovernance units, as one of the main factors that influence the genuine fiinction ( offer local services to the resident of the local selfgovernment units). This problem presents a current and very important issue, for the present as well as for the future, for the reason that the financing of the local selfgovernance units is one of the main charachterisitics, that allows the genuine functioning of the local selfgovernance units . Therefore, thay need financial resources with generating fiscal skills, in order to accomplish the citizen's demands. Our research will include the theoretical aspects on the finincing of the local selfgovernance units in general, the reasons, the sources and the factors that affect the development of the local selfgovernance units in general and in the development of the local selfgovernance units developing, in the Republic of Macedonia in the period of time form the approval of the first local selfgovernace law in 1997 due to the second period of the decentralization process of the units. The research consists of two parts, as well: The first part describes the notion, importance and the methodology of the fiscal politics and the general acknowledgemenets on fiscal politics and the financing of the local selfgovernance units in some countries with traditional local selfgovernance such as The local selfgovernance of USA, England, France and Germany , and the financing of the loci selfgovernance units in transition countries such as Albania and Croatia. The second part includes fiscal politics and financing of the local selfgovernance units in the Republic of Macedonia from 1997 to 2007, such as: the local selfgovernace units with majority of albanian population- the financing of the Municipality of Gostivar, the budget analysing of the municipality for the year 2010, the local selfgovernace units with majority of macedonian population-concrete case describing the financing of the municipality of Strumica and the financing of the loci selfgovernance units with mixed population where empiric analysis were made. In the end of every part analytical reviews will be given. The research ends with conclusions and sugestions for the improvement and promotion of the financing and personnel capacities of the local selfgovrrnance units in Macedonia, which if accmplished will bring an economic growth and a stable local development.Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=20325 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M7702-000186 M7702-000186 Elezi, M. 2012 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Procesii decentralizimit dhe vetëqeverisja lokale në Republikën e Maqedonisë pas marëveshjes kornizëtë Ohrit / Agni Aliu
PermalinkQeverisja lokale / Agni Aliu
PermalinkМenaxhimi i liqenit të ohrit dhe drinit të zi nga komuna e strugës dhe komuna e Ohrit / Lindim Dibra
![]()
Permalink