
Edward Elgar Publishing UN iLibrary HeinOnline Directory of Open Access Books SAGE Journals ASTM Compass
From this page you can:
Home |
Author details
Author Abdulla Azizi
Available item(s) by this author


Sfidat sociale të Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian / Sajmira Dardha
Title : Sfidat sociale të Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Sajmira Dardha, Dissertant ; Abdulla Azizi, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti i Administratës Publike dhe Shkencave Politike - UEJL Publication Date: 2012 Pagination: 78 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: ABSTRAKT
Tema e Masterit me titull "Sfidat Sociale të Shqipërisë Drejt Integrimit në Bashkimit Evropian" është një punim shkencor, i cili është bërë me qëllim që të studiojë në mënyrë të hollësishme procesin e integrimit të Shqipërisë drejt familjes evropiane. Janë shpjeguar në detaje arsyet sociale të ngadalësimit të integrimit të vendit. Objektiv i këtij studimi është që të paraqesë një pasqyrë të situates sociale aktuale të Shqipërisë në suaza të integrimit, mbase ndikon dhe tek institucionet për të përmisuar situatën. Si sfida sociale të cilat analizohen në këtë punim dhe që janë më delikatet dhe duheshin hulumtuar janë: Punësimi dhe Mirëqënia Sociale,Varferia dhe DhunanëFamilje Në këtë punim përshkruhet nëse Qeveria Shqipëtare po punon në integrimin e vendit drejt BE-së. Janë analizuar dokumente strategjike të cilat ndikojnë në integrimin e vendit si dhe se si i qaset BE-ja Punësimit dhe Mirëqënies Sociale, Varfërisë, Barazisë Gjinore dhe Diskriminimit. Tregohet se në cilën situatë ndodhet Shqipëria në punësimin dhe mirëqënien sociale, varferinë dhe dhunën në familje. Shqipëria ndodhet në një situatë jo fort pozitive në procesin e saj integrues në BE. Papunësia është akoma në nivel të lartë dhe ka ndikuar edhe në mirëqënien sociale, varfërinë dhe dhunën në familje. Këto sfida janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Shumica e familjeve në të cilat pjesëtarët nuk janë të punësuar kanë mirëqënie të ulët, dhe pikërisht këto familje janë të varfera dhe dhuna është më e shprehur. Mirëqënia sociale është në nivel të ulët duke u bazuar në nivelin e papunësisë. Varferia është gjithashtu në nivel të lartë dhe kjo e bazuar në numrin e madh të popullsisë e cila merr ndihmë ekonomike. Dhuna në familje është fenomen ose plagë e shoqërisë shqipëtare e cila gjithashtu ekziston në përqindje të lartë. Janë këto arsyet e lartëpërmendura që më shtyjnë të bëj një punim të kësisoi.Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21515 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M7702-000436 M7702-000436 Dardha, S. 2012 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Shtet - formimi i Kosovës si subjekt i së drejtës ndërkombëtare / Behar Ramadani
Title : Shtet - formimi i Kosovës si subjekt i së drejtës ndërkombëtare : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Behar Ramadani, Dissertant ; Abdulla Azizi, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti i Administratës Publike dhe Shkencave Politike - UEJL Publication Date: 2012 Pagination: 87 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: Abstrakti
Kjo temë e magjistraturës gërsheton faktorin teorik dhe atë praktik në mënyrën më të dukshme të mundshme, duke dhënë mjaft shembuj referues rreth parimit të negocimit. vetëvendosjes dhe subjektivitetit ndërkombëtarë. Punimi ka të bëjë me një analizë të një ngjarjeje në rrjedhat e reja të diplomacisë bashkëkohore, dhe ndikimin e tyre në njohjen e Kosovës, madje edhe anëtarësimin e saj në organizatat me rëndësi ndërkombëtare. Në brendësinë e punimit do të mund të shihen pikëpamje të ndryshme lidhur me aktivitetet në drejtim të pavarësimit të Kosovës dhe shpalljes së pavarësisë e deri tek roli i fuqive të mëdha në njohjen ndërkombëtare të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. dhe kjo sigurisht se do shërbejë mjaft mirë për tu thelluar me tej gjatë punimit se sa do të jetë funksionale në praktikë kjo gjë. Gjithashtu rëndësi të veçantë do të ketë edhe aktivitet bilaterale në drejtim të njohjes së Kosovës si shtet i pavarur, pastaj roli i politikës zyrtare dhe i grupeve të interesit e deri tek pranimi i Kosovës së anëtare e OKB-së. Tema në përmbajtjen e sajë do të përfshin edhe Aktivitetet e Republikës së Kosovës për të qenë subjekt i së drejtës ndërkombëtare duke nënkuptuar përmbushjen e të gjitha kritereve të së drejtës ndërkombëtare, njëherësh edhe aspiratave të Kosovës për të qenë anëtare e denjë për integrime në të gjitha organizatat ndërkombëtare. veçanërisht anëtarësimi i saj në OKB.
Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21134 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M7702-000333 M7702-000333 Ramadani, B. 2012 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Sistemi pensional në R. e Maqedonisë : sfidat në rrugëtimin drejt BE-së / Drita Mustafa
Title : Sistemi pensional në R. e Maqedonisë : sfidat në rrugëtimin drejt BE-së : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Drita Mustafa, Dissertant ; Abdulla Azizi, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti i Administratës Publike dhe Shkencave Politike - UEJL Publication Date: 2017 Pagination: 105 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: Abstrakt
Permes ketij punimi analizohen politikat mbi pensionet, vecanerisht politikat pensionale ne Republiken e Maqedonise, standardet nderkombetare ne kete drejtim si dhe rekomandimet e organizatave nderkombetare qe lidhen me reformat ne sistemin pensional. Objekt hulumtimi ne kete punim, do te jete sistemi pensional ne Maqedoni, ne kete kontest si baza ligjore dhe institucionale qe jane perfshire ne kete proces. Meqenese anetaresimi i Maqedonise ne Bashkimin Evropian kerkon nje sere masash dhe aktivitetesh, eshte nevqje imanente qe te behet nje hulumtim shkencor i ketij niveli per te veshtruar realitetin ne kete fusheveprimi te interesit per nje kategori te vecante te popullates. Aq me teper se kjo ceshtje nuk mungon te trahtohet edhe ne programet qeveritare as ne programet e partive politike qe garojne per pushtet ekzekutiv. Qellimi kryesor eshte qe te zberthehet thelbi i problemit, zhvillimi i ngjarjeve neper etapa, qe nga pavaresimi i shtetit e deri tek nevoja qe permes implementimit te standardeve nderkombetare ne ndjeken edhe trendet e zhvillimit ne ke fushveprimi te rendesishme sociale. Dhe se fundi te analizohet roli qe kane institucionet si dhe politika se cka me tutje.
Procesi i Antaresimit te Maqedonise ne BE kerkon edhe ndermarjen e hapave konkrete pertendjekurne hap zhvJJJiroet aktuaJe Jidhur me poJifikat e pensionimit Që të del një hulumtim cilësor dhe frytdhënës janë përdorur këto metoda hulumtuese: Metoda Analitike, Metoda komparative, Metoda deskriptive / historike dhe Intervista. Punimi konsiston te nxjerr ne pah tendencat per gjetjen e zgjidhjes me te pershtathshme permes ndertimit te politikave, ligjeve dhe institucioneve qe do te trajtojne drejt kete problematike. Lexuesi do te paiset me njohuri shtese akademike mbi ceshtjen ne fjale.Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21126 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M7702-000289 M7702-000289 Mustafa, D. 2017 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Standardet ndërkombëtare dhe arsimi sipëror në Republiken e Maqedonisë / Dashmir Idrizi
Title : Standardet ndërkombëtare dhe arsimi sipëror në Republiken e Maqedonisë : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Dashmir Idrizi, Dissertant ; Abdulla Azizi, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti i Administratës Publike dhe Shkencave Politike - UEJL Publication Date: 2010 Pagination: 96 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes indexLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: HYRJE
Meqenëse arsimi sipëror është një nga segmentet më të rëndësishme të jetës shoqërore, është e arsyeshme që përmes një retrospektive të ngjarjeve dhe zhvillimit të arsimit në gjuhën shqipe t'i ofrojmë publikut një pasqyrë reale mbi këtë çështje . E drejta legjitime për arsimin sipëror në gjuhën amtare është e garantuar me akte ndërkombëtare, megjithatë rrugëtimi deri në realizimin praktik të kësaj të drejte brenda sistemit publik në RM ishte i vështirë dhe në këtë drejtim brenda punimit do të shtohen edhe aktivitet konkrete që janë ndërmarë, duke filluar që nga iniciativa qytetare deri në zyrtarizimin e arsimit sipëror në gjuhën amtare. Teza përmbanë sqarime teorike për lidhjen e arsimit sipëror në gjuhën shqipe në RM, ky punim ka një rëndësi teorike të konsiderueshme dhe paraqet një kontribut domethënës për arsimin sipëror në gjuhën shqipe në RM, duke u nisur nga fakti se këtu shqyrtohen të gjitha aktivitetet, rrethanat dhe ambienti politik lidhur me çështjen që është objekt i hulumtimit. Rëndësia praktike e këtij hulumtimi qëndron në faktin se rezultatet e arritura, do t'i shërbejnë publikut më të gjërë, për njohuri më konkrete rreth situatës që ka të bëjë me zhvillimin e aktiviteteve formale dhe joformale në realizimin e të drejtës për arsim sipëror në gjuhën shqipe në RM. Fillimisht, në kapitullin e parë janë shtuar standardet ndërkombëtare, si bazë për realizimin e kësaj të drejte, duke filluar nga Aktivitet e Kombeve të Bashkuara, ato të Këshillit të Evropës, dhe Bashkimit Evropian. Në kapitullin e dytë rëndësi i përkushtohet një historiku të zhvillimit të arsimit sipëror në përgjithësi në RM, por shqyrtohet edhe pozita e shqiptarëve në këtë sistem. Kapitulli i tretë ka të bëjë me arsimin në gjuhën shqipe, procesi i legalizimit dhe më pas sfidat me të cilat ballafaqohet ai në ditët e sotme. Në kapitullin e fundit janë realizuar intervista me persona eminent dhe është realizuar anketë me studentët e Universiteteve në gjuhën shqipe.
Preface
Since higher education is one of the most important segments of social life, it is reasonable that through a retrospective of events and development of education in the Albanian language to offer the public a real insight on this issue. Legitimate right to higher education in mother tongue is guaranteed by international acts, however, journey to the practical realization of this right within the public system in RM has been difficult and in this direction within the paper will be added to concrete activities that are undertaken, ranging from civic to formalize higher education in mother tongue. The thesis contains theoretical explanations for the connection of higher education in Albanian in Macedonia, this paper has considerable theoretical significance and represents a significant contribution to higher education in Albanian in Macedonia, given the fact that here all the activities examined, the circumstances and political environment on the matter that is the subject of research. Practical importance of this research lies in the fact that the results achieved, will serve the wider public, for more concrete knowledge about the situation that has to do with the development of formal and informal activities in realizing the right to higher education in Albanian in Macedonia. Initially, in the first chapter are added to international standards as the basis for the realization of this right, starting from United Nations activities, those of the Council of Europe and European Union. In the second chapter is devoted to a historic importance to the development of higher education in general in Macedonia, but also examined the position of Albanians in this system.The third chapter deals with education in Albanian, the process of legalization and then challenges it faces today. In the last chapter were conducted interviews with eminent persons and was conducted the survey with university students in Albanian.Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=20218 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M7702-000158 M7702-000158 Idrizi, D. 2010 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Tërheqja e Mbretërisë së Bashkuar nga anëtarësia e Unionit Evropian dhe implikimet e këtij procesi / Viona Rashica
![]()
Title : Tërheqja e Mbretërisë së Bashkuar nga anëtarësia e Unionit Evropian dhe implikimet e këtij procesi : studime të Doktoraturës - cikli i tretë Material Type: printed text Authors: Viona Rashica, Dissertant ; Abdulla Azizi, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore - UEJL Publication Date: 2021 Pagination: 243 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes indexLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: ABSTRAKTI
Tërheqja e Mbretërisë së Bashkuar nga anëtarësia e Unionit Evropian, proces ky i njohur me termin Brexit, është një prej ngjarjeve ndërkombëtare kryesore të shekullit XXI. Rëndësia e Brexit-it mbështetet në faktin se kemi të bëjmë me daljen e Britanisë, një shteti që njihet për rolin e madh politik, ekonomik dhe ushtarak në botë, prej një organizate ndërkombëtare sui generis me rëndësi të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare. Qëllimi primar i hulumtimit është ofrimi i informacioneve gjithëpërfshirëse rreth procesit të Brexit-it, fillimisht duke shpjeguar përfundimin e anëtarësisë së shtetit nga organizata ndërkombëtare dhe duke vazhduar më pas me veçoritë e referendumit britanik të vitit 2016, karakteristikat e negociatave të Brexit-it, faktorët që kanë ndikuar në votimin e britanikëve për dalje nga UE-ja, si dhe me pasojat kryesore ekonomike dhe politike të Brexit-it. Për realizimin e studimit është përdorur metodologjia e përzier, përkatësisht kombinimi i metodave kualitative dhe kuantitative. Rol të rëndësishëm në grumbullimin e të dhënave primare kanë intervistat gjysmë të strukturuara me ekspertë të shkencave politike dhe persona të angazhuar në institucione të MB-së dhe UE-së. Kurse, të dhënat sekondare janë mbledhur nga bibliografia e përbërë prej literaturës dhe raporteve hulumtuese në lidhje me Brexit-in, si dhe nga burimet e Internetit, përfshirë këtu dokumente zyrtare të institucioneve politike dhe ekonomike në Britani dhe UE, hulumtime të realizuara nga institute të ndryshme ndërkombëtare dhe lajme të medieve kryesore ndërkombëtare. Rezultatet kërkimore kanë hedhur në pah implikime serioze të tërheqjes së MB-së nga anëtarësia e UE-së, duke e bërë kështu Brexit-in një prej rasteve më të komplikuara të përfundimit të anëtarësisë së shteteve në organizatat ndërkombëtare, me pasoja afatgjata dhe shtrirje përtej kontinentit evropian. Konkluzionet e disertacionit synojnë të ontribuojnë në mënyrë modeste në zgjerimin e njohurive rreth procesit të Brexit-it, respektivisht në sqarimin lidhur me të. Fjalët kyçe: Mbretëria e Bashkuar, Unioni Evropian, Brexit, Neni 50, implikimet
ABSTRACT
Withdrawal of the United Kingdom from membership of the European Union, a process known by the term Brexit, is one of the major international events of the twenty-first century. The importance of Brexit relies on the fact that we are dealing with the departure of Britain, a state which is known for its major political, economic and military role in the world, from an international sui generis organization with extraordinary importance in the international arena. The primary purpose of the research is to provide comprehensive information about the Brexit process, initially explaining the termination of state membership from international organization, and then continuing with the specifics of the British referendum in 2016, the characteristics of Brexit negotiations, the factors that have influenced the British vote to leave the EU, as well as the main economic and political consequences of Brexit. For the realization of the study was used the mixed methodology, respectively the combination of qualitative and quantitative methods. Semi-structured interviews with experts of political science and persons engaged in UK and EU institutions have an important role in primary data collection. Whereas secondary data is collected from a bibliography that contains literature and research reports related to Brexit, as well as from the Internet sources including here official documents of political and economic institutions in Britain and the EU, research conducted by various international institutes and major international media news. Research results have highlighted serious implications of the withdrawal of the UK from EU membership, thus making Brexit as one of the most complicated cases of termination of membership of states from international organizations, with long-term consequences and extension beyond the European continent. The conclusions of the dissertation aim to contribute modestly to the expansion of knowledge about the Brexit process, respectively clarification regarding it. Key words: United Kingdom, European Union, Brexit, Article 50, implications
АПСТРАКТ
Повлекувањето на Велика Британија од членството во Европската унија, процес познат под терминот Брегзит, е еден од најголемите меѓународни настани на дваесет и првиот век. Важноста на Брегзит се потпира на фактот дека ние се занимаваме со заминување на Велика Британија, држава која е позната по својата голема политичка, економска и воена улога во светот, од меѓународна организација sui generis со извонредно значење на меѓународната сцена. Примарната цел на истражувањето е да се обезбедат сеопфатни информации за процесот Брегзит, првично да се објасни престанокот на членството на државата од меѓународната организација, а потоа да се продолжи со спецификите на британскиот референдум во 2016 година, карактеристиките на преговорите за Брегзит, факторите што ги имаат влијаеше на гласањето на Британците за напуштање на ЕУ, како и на главните економски и политички последици од Брегзит. За реализација на студијата се користеше мешаната методологија, соодветно комбинацијата на квалитативни и квантитативни методи. Полу структурирани интервјуа со експерти од политички науки и лица ангажирани во институциите на Велика Британија и ЕУ имаат важна улога во примарното собирање на податоци. Со оглед на тоа што секундарните податоци се собираат од библиографија која содржи литература и извештаи за истражување поврзани со Брегзит, како и од извори на Интернет, вклучително и официјални документи на политички и економски институции во Велика Британија и ЕУ, истражување спроведено од разни меѓународни институти и големи меѓународни медиуми Вести. Резултатите од истражувањето истакнаа сериозни импликации од повлекувањето на Велика Британија од членството во ЕУ, со што Брегзит стана еден од најкомплицираните случаи на прекинување на членството на државите од меѓународните организации, со долгорочни последици и проширување надвор од европскиот континент. Заклучоците на дисертацијата имаат за цел да придонесат скромно за проширување на знаењето за процесот Брегзит, односно појаснување во врска со него. Клучни зборови: Обединетото Кралство, Европската унија, Брегзит, член 50, импликацииLink for e-copy: https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/DR_126813.pdf Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=20452 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status D7702-000059 D7702-000059 Rashica, V. 2021 General Collection Thesis Repository Master Not for loan PermalinkTrajtimi i dhunës familjare në të drejtën ndërkombëtare dhe praktikën e RM -së rasti Tetovë / Adelina Mustafi
PermalinkTrajtimi i varfërisë në politikat e Bashkimit Evropian dhe strategjitë e Republikës së Maqedonisë / Gjelbrime Musliji
PermalinkTregu i brendshëm i Republikës së Kosovës dhe procesi i integrimit në BE / Lebibe Haliti
PermalinkVlersimi rreth plotësimit të kritereve poltike në raportet e komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë / Arbnora Kodra
PermalinkZgjedhja e kontekstit rreth emrit të Maqedonisë, si kusht për debllokimin e ardhmërise evro-atlantike të vendit / Mensur Ramadani
PermalinkZgjidhja e kontestit Slloveni-Kroaci mes arbitrazhit në kuadër të zgjidhjeve paqësore të konflikteve / Arijeta Selimi
Permalink